Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër për sistem politik dhemarrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi sot morri pjesë nëshënimin e 27 janarit, Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustitnën organizim të Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore tëShqiptarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut.Grubi gjatë fjalimit të tij tha se ndjehet i nderuar për mundësinë edhënë që të jetë i pranishëm në promovimin e kujtimeve të të mbijetuarëssë Holokaustit znj. Shela Altarac, e lindur në Shtip nga ku dhe ishtedërguar për në Monopolin e Shkupit, së bashku me hebrenjtë e tjerë ngaShtipi, Manastiri dhe Shkupi, të cilët më vonë u deportuan në kampinfatkeq Treblinka.Ky është fjalimi i plotë i z. Grubi:Të nderuar,Jam shumë i nderuar që më jepni mundësinë të jem i pranishëm në mesintuaj.Jemi këtu sot për të shënuar një nga periudhat më të tmerrshme nëhistorinë e njerëzimit.Për të kujtuar e mos harruar asnjëherë, se deri ku mund të shkojnëideologjitë siç ishte nazizmi që vrau miliona njerëz, vetëm për shkak sekishin një kombësi, kulturë, prejardhje apo edhe religjion tjetër.Më lejoni të nënvizoj parullën e heshtur gjatë fillimit të nazizmit, njëqëndrim që e pasqyron më së miri ligësinë e kohës : “Fqinji im hebreështë njeri shumë i mirë, por hebrenjtë ama janë të këqij.”Dinjiteti njerëzor i hebrenjve shkelej në mënyrën më të pamëshirshme nëllogoret famëkeqe. Ne vetëm mund të imagjinojmë se çfarë dhimbjesh tëmëdha kanë përjetuar ata njerëz.Janë miliona histori, për të cilat duhet të flitet në vazhdimësi, për tamësuar mirë që gjëja më e rëndësishme që mund të bëjmë ne sot është: tëmarrim mësim që kjo të mos përsëritet kurrë më.Nuk është fare e lehtë edhe për ata të mbijetuar që është dashur tëjetojnë me traumat e tmerrshme deri në fund të jetës. Për ata njerëz qëkishin humbur familjet e gjithçka që kishin. E theksoj këtë pasi edheaktiviteti i sivjetmë i kushtohet zonjës Shela Altarac. Të mbijetuarësqë vjen pikërisht nga vendi ynë.Me këtë rast, dua të shpreh respektin e thellë për ata njerëz trima qërrezikuan jetën për të shpëtuar bashkëvendësit e tyre.Të nderuara Zonja e Zotërinj,Besoj që pajtoheni, se ne që vijmë nga trevat e ish Jugosllavisë ekuptojmë më mirë çfarë do të thotë të përjetosh një periudhë të tillë.Vetëm 46 vjet pas fitores së botës ndaj nazizmit filluan luftërat efundit në Evropë. Në thelb edhe këto luftëra kishin dallimet nacionaledhe diktatorët e tanishëm e kishin të njëjtën taktikë manipuluese.Prandaj duke e pas aq të freskët kujtesën, se sot ne duhet të përballemiedhe më ashpër me sfidat e kohës së sotme.Duhet të jemi edhe më të vendosur që të bëjmë gjërat më mirë se në tëkaluarën.Në veçanti, detyra jonë si politikanë është që të ndërtojmë demokracinëe mirëfilltë.Qytetari duhet të jetë mbi të gjitha ndasitë e përkatësitë.Çdo individ i vetëm është i shenjtë dhe ai duhet të ketë të gjithaliritë dhe të drejtat.Ngjarje të tilla siç është kjo e sotmja e organizuar nga Instituti përTrashëgimi Kulturore e Shpirtërore të shqiptarëve na përkujton edhe njëherë se humanizmi është trashëgimia kryesore që duhet t’ua lëmëgjeneratave që vijnë.Uroj paqe në shpirtin e gjithsecilit. Holokausti le të na përkujtoj nëndërtimin e një bote me të mirë.Faleminderit shumë edhe një herë për mundësinë që më dhatë të judrejtohem sot.