Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti sonte ka vazhduar takimin me qytetarët e komunës së Jegunovcës. Para të pranishmëve krahas kryetarit Ahmeti, fjalim rasti kanë mbajtur edhe zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi, ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, deputetja Fisnike Bekteshi Shaqiri si dhe kryetari i degës së BDI në Jegunovcë, Eldin Ademi.
Në këto takime jemi këtu për të ju dëgjuar juve, poashtu të vlerësoni punën tonë të deritanishme. Sot kishim dy mbledhje të qeverisë dhe në mbledhjen e komitetin drejtues për Korridorin 8 dhe 10D pamë të nevojshme se na duhet një seancë qeveritare, u bë seanca dhe u kthyem në mbledhje. U miratuan të gjitha vendimet që negociatat për ndërtimin e projektit të fillojnë të hënën dhe do zgjas 21 ditë, pastaj firmoset kontrata përfundimtare. Buxheti i shtetit në vitin e kaluar është realizuar 465 milion euro, përqinja më e lartë në dhjetë vitet e fundit, pavarësisht krizën më pandeminë apo atë energjetike. Rroga minimale arriti në 18.000 denar, rroga mesatare u rrit, papunësia u ul, zonat e lira ekonomike u zhvilluan, ndërtuam shkolla, çerdhe dhe investime të tjera. Në Cair po ndërtojmë një çerdhe shumë të madhe me standarde shumë të larta, e poashtu avansuam shqiptarët nëpër institucionet. Nga muaji mars rritet paga minimale e poashtu dhe rrogat tjera të administarës. Pikë për pikë po realizojmë programin e BDI-së. Kujt i pengon një shqiptar i fortë dhe BDI-ja më e fuqishme se kurrdoherë në Maqedoni? Në bëmë marrëveshjen e Ohrit, u krye puna e konfliteve, marrëveshja me Greqinë, NATO, BE… BDI nuk ka asgjë sekret, çdo projekt i yni është transparent dhe mbi tavolinë. Në e duam Maqedoninë të fuqishme me gjithë popujt që jetojnë aty. Ndaj baruti i lagur i Mickoskit ka vetëm një qëllim, ta mbaj popullin nën frikë dhe përçarje, frikë nga grekët, bullgarët, shqiptarët etj… Politika e frikës është politikë e regresit, por neve nuk na duhet ajo na duhet progresi, ndaj gjithë ata që i sulen Ali Ahmetit dhe BDI-së po ushtrojnë politikë të frikës. Asnjëri nga ne nuk bën hile, por vetëm realizojmë projekte dhe mbajmë përgjëgjësi për të ju nderuar juve me punët tona, theksoi Grubi.