Ambasadori Loson ishte në shoqërim të Dejvid Rajlit, zëvendës-drejtor për Ballkanin Perëndimor në Forin ofis (Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, e Komonveltit dhe zhvillimit), a në takim ishin të pranishëm edhe Sh.T. Henrik Markush, ambasadori i Republikës Sllovake në RMV, Rosana Duxhak, koordinatore e përhershme e KB në RMV dhe Irena Stevçevska, menaxhere programore në Ambasadën Britanike.
Kryetari Xhaferi, duke ju uruar mirëseardhje të ngrohtë në dhomën ligjvënëse, i njoftoi të pranishmit me aktivitetet parlamentare dhe prioritetet për punën e ardhshme të Kuvendit dhe komisioneve të tij, si edhe për realizimin e detyrave dhe obligimeve të Kuvendit në procesin e skriningut në suazat e agjendës së përgjithshme evropiane të vendit.
Nga ana e tyre, që në fakt ishte edhe qëllimi i këtij takimi, mysafirët e pranishëm e informuan Kryetarin për projektin Strategjia nacionale për zhvillimin e RMV 2023-2043, e cila së bashku tani më 2 vite përpilohet nga UK AID (Program i Ministrisë Britanike e Punëve të Jashtme i cili i jep ndihmë shoqërisë civile në arritjen e zhvillimit të lartë demokratik) dhe Ministria e Financave e Republikës së Sllovakisë, a zbatohet përmes UNDP-së dhe KB-së, gjegjësisht përfaqësive të tyre këtu në vend. Deri tani janë zbatuar 23 analiza tematike, janë mbajtur 30 punëtori vizionare me pjesëmarrjen e mbi 2000 qytetarëve, ndërsa koncepti i aktiviteteve bazohet mbi punëtoritë tematike në të cilat të gjithë faktorët politikë dhe shoqërorë janë të ftuar të japin kontributin e vet në ndërtimin e kësaj Strategjie.
Ambasadorët i prezantuan qëllimet themelore të Strategjisë dhe aktivitetet shoqëruese për realizimin e saj, dhe njëherazi kërkuan mbështetje dhe përfshirje të Kuvendit në këtë proces. Përfshirja nënkupton inkuadrimin e Kryetarit dhe të përfaqësuesve nga të gjitha partitë politike në aktivitetet programore dhe projektuese, me qëllim që nga ana e Kuvendit të jepen propozime, vështrime, projektime që do të bëhen pjesë përbërëse e Strategjisë nacionale, a për të cilat do të sigurohet konsensus i gjerë parlamentar politik.
Kryetari i Kuvendit, në mënyrë preliminare dha mbështetjen e vet personale për këtë Strategji me ç’rast propozoi rekomandime themelore për mënyrën dhe modalitetet se si e njëjta të zbatohet në suazat e Kuvendit, me përfshirje të plotë të partive politike parlamentare dhe të kapacitetit administrativ të Kuvendit, sipas modelit të njëjtë si edhe deri tani që realizohet përmes projekteve tjera të konceptuara dhe zbatuara nga partnerët ndërkombëtarë dhe donatorët e Kuvendit.
Bashkëbiseduesit gjatë bisedës ndanë këndvështrimet dhe e vlerësuan si të shkëlqyer bashkëpunimin me Fondacionin për Demokraci e Vestminsterit (WFD), projektin e Qeverisë Zvicerane, NDI-në dhe tjera, që përmes projekteve të shumta kontribuojnë në përforcimin e kapaciteteve të komisioneve parlamentare, shërbimit parlamentar dhe partive politike, a në drejtim të sigurimit të zbatimit efektiv, të funksioneve kryesore të Kuvendit dhe përfaqësimit cilësor të interesave të qytetarëve.