Kryeparlamentari Xhaferi priti në takim ambasadorin e ri polak, Kshishtof Gzhelçik

Sot, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, e priti në vizitë ambasadorin e sapoemëruar Republikës së Polonisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Sh.T. Kshishtof Gzhelçik.

Në takim u bë fjalë për marrëdhëniet bilaterale, për situatën në vend, në rajon dhe më gjerë, për ndarjen e vlerave dhe qëndrimeve të njëjta për çështje të caktuara, si edhe për mundësitë për zhvillimin e mëtejmë dhe për dinamizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy parlamenteve.

Kryetari Xhaferi theksoi se agresioni i Federatës Ruse mbi Ukrainën paraqet sfidë të papritur për Poloninë si fqinji i parë, duke potencuar se kontributi i Polonisë është i pranuar dhe i mirëpritur. Ai e përshëndeti edhe mbështetjen e Republikës së Polonisë për vendin tonë në raport me anëtarësimin tonë në NATO dhe për procesin eurointegrues, me ç’rast, ambasadori Gzhelçik tha se Polonia është një nga vendet që dëshiron që Maqedonia e Veriut sa më shpejtë të bëhet anëtare e BE-së.

Në fund të takimit, të dy bashkëbiseduesit konstatuan se marrëdhëniet e ndërsjella bilaterale mund të pasurohen edhe me shumë përmbajtje të reja me interes të ndërsjellë.

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…