Kryeparlamentari Xhaferi priti në takim kryeministrin kroat, Plenkoviq

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, realizoi takim me Kryetarin e Qeverisë së Republikës së Kroacisë, Andrej Plenkoviq, i cili qëndron në vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Në takim ishin të pranishëm edhe nënkryetari i Kuvendit, Goran Misovski, kryetarja e Grupit Parlamentar të Kuvendit për Bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Kroacisë, Bllagica Llasovska, si edhe sekretarja e përgjithshme e Kuvendit, Cvetanka Ivanova. Kryeministrin kroat e shoqëronin edhe Davor Filipoviq, ministri i Ekonomisë dhe Ermina Lekaj Përljaskaj, deputete në Parlamentin Kroat, përgjegjëse për minoritetet në Kroaci. 

Duke i uruar mysafirit mirëseardhje si përfaqësues i një shteti miqësor dhe të afërm me të cilin nuk kemi çështje të hapura, Kryetari Xhaferi drejtoi edhe mirënjohje të madhe për mbështetjen e vazhdueshme dhe të fuqishme që Republika e Kroacisë ia jep perspektivës evropiane të Maqedonisë së Veriut. Theksoi se korrikun e kaluar e mbajtëm konferencën e parë ndër-qeveritare me çka e hapëm procesin e aderimit dhe e pranuam propozimin francez, gjegjësisht pranuam hyrje edhe të bashkësive tjera etnike në Kushtetutë, me qëllim që ti hapim negociatat sipas kllasterëve, sipas metodologjisë së re. Theksoi se procesi nuk është i lehtë dhe, edhe pse vendimet merren në interes të qytetarëve, në publik parashtrohet dilema nëse ky është kushti i fundit. Më tej, informonte për pjesëmarrjen e shtetit në bashkëpunimin në nivelin rajonal, si Procesi i Berlinit, Nisma Ballkani i Hapur, a u ndal edhe në kryesimin tonë të radhës me Procesin e Bashkëpunimit në Evropën Juglindore dhe aktivitetet që do të organizohen në Kuvend. Xhaferi theksoi edhe se Maqedonia e Veriut iu bashkëngjit gjitha dënimeve, sanksioneve dhe masave restriktive në lidhje me agresionin rus në Ukrainë dhe arriti harmonizim të plotë me politikën e jashtme dhe të sigurisë të Unionit.   Informoi edhe për formimin e Grupit Parlamentar Ndër-Partiak për mbështetjen e Platformës së Krimesë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.  Në raport me kryesimin me OSBE-në, shprehu bindjen se si kryesues do të arrijmë ti përmbushim pritjet. 

Kryetari i Qeverisës ë Republikës së Kroacisë, Andrej Plenkoviq shprehu mirënjohje për pritjen në Kuvend dhe për mundësinë të drejtohet para deputetëve. Raportet bilaterale i vlerësoi si të përzemërta dhe miqësore, theksoi se të dy vendet kanë raport partnerial në NATO dhe janë fqinjë në kuptimin më të gjerë. Rikujtoi se Maqedonia e Veriut para Kroacisë e nënshkroi Marrëveshjen për Stabilizim dhe Asocim me Bashkimin Evropian dhe drejtoi mesazh, si përfaqësues i një shteti që e ka kaluar rrugën, krahas të gjitha dilemave të arsyeshme, të bëhen përpjekje të arrihet marrëveshje politike që shteti të përparojë në rrugën evropiane dhe mos humbet më shumë kohë. Modelin, siç theksoi Plenkoviqi, doemos ta gjejë vetë shteti. Ofroi mbështetje të përzemërt për arritjen e qëllimit që shteti deri në vitin 2030 të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian.

Në bisedë u inkuadrua edhe Ermina Lekaj Përljaskaj, deputete në Parlamentin Kroat, përgjegjëse për minoritetet në Kroaci, e cila informoi se ekzistojnë 5 minoritete nacionale në Parlament, a bashkëpunimin me maqedonasit në Kroaci e vlerësoi si shumë të suksesshëm. Bllagica Llasovska, kryetarja e Grupit Parlamentar të Kuvendit për Bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Kroacisë e lavdëroi bashkëpunimin me Ambasadën e Republikës së Kroacisë në Maqedoninë e Veriut dhe shprehu shpresë se të dy shtetet do të jenë bashkë në Bashkimin Evropian, por, siç potencoi, jo në dëm të popullit maqedonas.  

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…