Kuvendi miratoi rishikimin e buxhetit – rritja e pagave, pensioneve, subvencioneve për bujqit dhe masa të reja antikrizë

Kuvendi me 61 vota pro miratoi propozim rishikimin e buxhetit për vitin 2022. Të hyrat e përgjithshme në Buxhetin për vitin 2022 janë përcaktuar në vlerë prej 245.8 miliardë denarë, ndërsa shpenzimet e përgjithshme janë 288.5 miliardë denarë. Deficiti buxhetor është planifikuar në nivel prej 42.7 miliardë denarë, resprektivisht 5.3% të PBB-së, që është më i ulët se vitin e kaluar.

Me anë të rishikimit sigurohen mjete për rritjen e pensioneve, kategorive të ndjeshme të qytetarëve, rritjen e pagave në veprimtari të caktuara në sektorin publik, mjete për kompanitë për përkrahjen e rritjes së pagave në sektorin privat, mjete shtesë për bujqit për rritjen e rendimenteve dhe stabilizimin e çmimeve të ushqimeve, si dhe masa të reja antikrizë për mbrojtjen e standardit të qytetarëve dhe mbrojtjen e ekonomisë nga goditjet e krizës aktuale të çmimeve.

Ministri i Financave, Fatmir Besimi, duke arsyetuar rishikimin e buxhetit në Kuvend, theksoi se duhet të arrihen dy qëllime shumë të rëndësishme – të ruhet stabiliteti makroekonomik, i cili është thelbësor për rritjen dhe zhvillimin e mëtejshëm të çdo ekonomie, dhe së dyti, të përkrahim rikthimin e ekonomisë në nivelin para pandemisë, si dhe sigurinë sociale për qytetarët.

Te transfertat rrjedhëse bëhet korrigjim në rritje për rreth 19 miliardë denarë. Këtu planifikohen mjete për masa antikrizë, si dhe masa të tjera për përkrahje të targetuar për tejkalimin e krizës. Në kuadër të këtyre mjeteve financiare planifikohet përkrahje financiare shtesë në vlerë prej 4.7 miliardë denarëve për mbrojtjen e standardit të qytetarëve dhe likuiditetit të kompanive në kushte të zgjatjes së krizës në tregun botëror të energjensave dhe produkteve bazë. Projektohen edhe subvencione dhe transferta shtesë për bujqit, përkatësisht 3.2 miliardë denarë shtesë për subvencionet e planifikuara fillimisht, me qëllim që të stimulohen rendimentet dhe produktiviteti për amortizimin e presioneve të çmimeve të produkteve ushqimore bazë. Transferta më të larta planifikohen edhe për komunat, para së gjithash për shkak të rritjes së bllok granteve për rritjen e pagave në kopshtet e fëmijëve, si dhe në shkollat fillore dhe të mesme për 15%.

Me këtë rishikim, sigurohen mjete për rritjen e pensioneve, sipas metotologjisë së re të përllogaritjes, sipas lëvizjes së indeksit të kostove për jetesë me vlerë prej 50% dhe rritjes së pagës mesatare të paguar për të gjithë të punësuarit me vlerë prej 50%. Gjithashtu, parashihen subvencione për kontributet që i referohen përkrahjes së punëdhënësve për rritjen e pagave në sektorin privat, duke përfshirë edhe efektin për subvencionimin e kontributeve për pagën minimale. Përkrahje financiare shtesë me vlerë prej 2.4 miliardë denarëve, parashihen për shfrytëzuesit e së drejtës së ndihmës minimale të garantuar.

Shpenzimet kapitale janë rishikuar në rënie krahasuar me planin fillestar, megjithatë, për këtë vit ato janë në nivel rekord, përkatësisht për 8.8 miliardë denarë ose 37.8% më të larta në krahasim me vitin e kaluar dhe për 16.1 miliardë denarë, ose dy herë më të larta në krahasim me vitin 2020.

Related posts

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…

Pastrimi etnik në institucione: Shqiptarët nën sulmin e qeverisë pa legjitimitet

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dënon fuqimisht fushatën në vazhdim të diskriminimit etnik dhe “pastrimit institucional” që po vihet në zbatim ndaj…