Në selinë e Aleancës në Bruksel u mbajt dita e dytë e Këshillit të Atlantikut të Veriut në nivel të Ministrave të Punëve të Jashtme

në selinë  e Aleancës në Bruksel u mbajt dita e dytë e Këshillit të Atlantikut të Veriut në nivel të Ministrave të Punëve të Jashtme, ku mori pjesë edhe Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.Një prej temave kryesore në ketë takim ministror ishte edhe zhvillimi i mëtejmë i iniciativës “NATO 2030” dhe si NATO të vazhdojë t’iu adaptohet ndryshimeve në raport me sigurinë dhe rritjen e kërcënimeve. Ministri Osmani gjatë kohës së Këshillit të Atlantikut të Veriut të NATO-s, potencoi se “Republika e Maqedonisë së Veriut i ndanë të njëjtat vlera me aleatët dhe se shteti është i gatshëm të kontribuojë në sigurinë dhe avancimin e bashkëpunimit”.Në takim, partneriteti transatlantik ishte lartë në agjendë me ç’rast vendet anëtare u pajtuan se lidhjet transatlantike mbesin gur- themel i mbrojtjes sonë kolektive dhe janë shumë të rëndësishme për kohezionin politik. Ministrat vendosën që në Samitin e radhës të NATO-s të hapet kapitull i ri në raportet transatlantike dhe të miratohen direktiva të reja për ardhmërinë e Aleancës deri në vitin 2030 dhe pas këtij viti, si dhe përforcimin e mëtejmë të dimensionit politik të NATO-s, duke përfshirë edhe mbajtjen e konsultimeve. Gjatë takimit u pranuan edhe rekomandimet për azhurnimin e Konceptit Strategjik të NATO-s.Në sesionin e sotëm, të tretë, u theksua edhe nevoja për përforcimin e bashkëpunimit strategjik në mes NATO-s dhe BE-së. “Ngjashëm si NATO edhe perspektiva evropiane do të kontribuojë për stabilitetin dhe sigurinë e rajonit tonë. Nuk duhet të lejojmë që ambivalenca të rezultojë me divergjencë e cila shumë lehtë mund të shfrytëzohet nga akterët e jashtëm. Prandaj, afrimi i Ballkanit Perëndimor drejt BE-së është e rëndësisë së veçantë”, tha ministri Osmani.Në raport me Afganistanin, Ministrat theksuan mbështetjen e plotë për përpjekjet e përforcimit të procesit paqeruajtës, duke sqaruar se vetëm përmes zgjidhjes e cila vjen si rezultat i bisedimeve mund të sigurojë paqe të qëndrueshme dhe të pengohet që Afganistani përsëri të jetë platformë për terrorizmin ndërkombëtar. Ministra shkëmbyen mendime edhe për Lindjen e Afërt, Afrikën e Veriut, Misionin e NATO-s në Irak dhe sfidat hibride dhe sajber, kontrollin e armëve, çarmatimin dhe mospërhapjen e armëve, si dhe luftën kundër terrorizmit.Në margjinat e takimit të sotëm, Osmani ka realizuar takim bilateral me Ministrin e Punëve të Jashtme të Portugalisë, Augusto Santos Silva, njëherit vend kryesues me Këshillin e BE-së. Dy ministrat përveç sfidave të sigurisë biseduan edhe për dosjen evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në veçanti për mundësitë e vendimit të Këshillit për fillimin e bisedimeve gjatë kryesimit portugez.Ministri Osmani realizoi takim edhe me Ministrin e Punëve të Jashtme të Finlandës. Pekka Olavi Haavisto. Në takim bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime për partneritetin e afërt mes NATO-s dhe Finlandës, agjendës evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe procesin e zgjerimit të BE-së, si dhe mundësitë për thellimin e raporteve të përgjithshme përmes avancimit të dialogut politik.Në Këshillin e Atlantikut të Veriut të NATO-s, Ministrat e Punëve të Jashtme miratuan dhe shënuan disa dokumente të harmonizuara në lidhje me temat të cilat ishin lëndë diskutimi në kuadër të NATO-s.

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…