Nuredini: Çebreni do të furnizojë me rrymë 180.000 amvisëri

Hidrocentrali i Çebrenit do të ketë një kapacitet të instaluar prej 333 megavat dhe potencial për shumë më tepër.  Gjithashtu, duhet të përmend se HEC-i i Çebrenit do të punojë në sistem kaskadë me HEC-in ekzistues të Tikveshit, i cili është në të njëjtin pellg të Crna Rekës, që do të thotë se do të jetë një sistem kaskadë me mbi 400 MW. Megjithatë, rëndësia e këtij instalimi nuk është vetëm kapaciteti i shtuar, por roli që do të luajë në balancimin e rrjetit dhe ndihmën për tranzicionin tonë drejt energjisë së rinovueshme.  Burimet e rinovueshme si energjia diellore, era etj nuk janë konstante dhe do të kenë nevojë për një mjet balancues kur nuk prodhojnë, pra një mjet që mund të zëvendësojë menjëherë kapacitetin e prodhuar që mungon, tha ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, në një intervistë për Factor, duke iu përgjigjur pyetjeve lidhur me HEC Çebren.

Sipas Nuredinit, dy hidrocentralet do të prodhonin gjithsej rreth 1200 GWh çdo vit, që është një rritje prej 33% e prodhimit vendas të energjisë elektrike dhe shteti do të jetë në gjendje të sigurojë energji elektrike për 180,000 amvisëri shtesë vetëm nga prodhimi i hidrocentralit Çebren, tha Nuredini, duke shtuar se ndërtimi i hidrocentralit të Çebrenit është pjesë e politikave të gjelbra drejt të cilave jemi të orientuar ne si vend.

“Duke pasur parasysh zhvillimet me krizën ekonomike dhe energjetike, siç e përmenda edhe më parë dhe pasojat e mungesës së energjisë elektrike në nivel global, vendet janë të orientuara drejt shfrytëzimit të kapaciteteve vendase. Vendi ynë, me këtë projekt të rëndësishëm për ne, po hedh bazat për shfrytëzimin e kapaciteteve që kemi në dispozicion, të cilat do të kenë një ndikim pozitiv ekonomik për të gjithë qytetarët. Projekti Çebren, veçanërisht HEC-i i Crna Rekës, po ndodh në një kohë kur po shohim se çfarë do të thotë të jesh i pavarur dhe i sigurt nga energjia. Mund të thuhet se është koha e duhur, por unë do të thosha se kjo duhet të ishte bërë shumë kohë më parë. Veçanërisht duhet të përmend faktin se me HEC-in e Çebrenit dhe me prodhimin vendas të energjisë elektrike do të thotë prodhim dhe shpërndarje tek amvisëritë me në çmim shumë më të ulët të energjisë elektrike nga sa paguajnë qytetarët sot, duke ndjerë drejtëpërdrejtë pasojat e krizës energjetike”, theksoi Nuredini.

Procesi i dorëzimit të ofertave ka përfunduar pas së cilës vijon faza e dytë e vlerësimit të ofertës së dorëzuar nga kompania “PPS” nga Greqia si e vetmja kompani që e ka kaluar këtë fazë, tha Nuredini duke iu përgjigjur pyetjeve se a do të ketë sukses më në fund ky projekt dhe deri ku ka shkuar procedura e përzgjedhjes së një kompanie partnere që do të ndërtojë hidrocentralin, i cili thotë se kanë mbetur edhe më pak se 30 ditë nga faza e vlerësimit.

“Kemi më pak se 30 ditë për të përfunduar vlerësimin dhe për të kontrolluar dokumentacionin e dorëzuar. Nëse gjithçka është në rregull me ofertën, faza tjetër e këtij projekti është nënshkrimi i kontratës për Çebrenin. Ky projekt është i realizueshëm dhe do të ketë sukses. Sidomos duke e ditur që Çebreni është një nga projektet më të rëndësishme dhe më të mëdha të infrastrukturës në vendin tonë. Është për të mirën e shtetit dhe qytetarëve që ky projekt të ketë sukses”, shtoi ai.

Related posts

Pastrimi etnik në institucione: Shqiptarët nën sulmin e qeverisë pa legjitimitet

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dënon fuqimisht fushatën në vazhdim të diskriminimit etnik dhe “pastrimit institucional” që po vihet në zbatim ndaj…

Ali Ahmeti priti ambasadorin europian Rokas: Bashkimi Europian është alternativa jonë e vetme 

Në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, Kryetari i BDIsë Ali Ahmeti, priti ambasadorin e Bashkimit Europian z. Mihalis Rokas. …

Ali Ahmeti takoi ambasadorin turk Fatih Ulusoy

Në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, Kryetari i BDIsë Ali Ahmeti, priti ambasadorin turk z. Fatih Ulusoy. Kryetari Ahmeti…