Me rastin e votimit të Ligjit për shpalljen e pjesës maqedonase të Malit Sharr për park kombëtar nga Kuvendi dhe nënshkrimit të dekretit nga Presidenti Stevo Pendarovski, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor mbajti një konferencë për gazetarë, në të cilën paraqiti detajet e Ligj si dhe hapat e ardhshëm në zbatimin e ligjit dhe sigurimin e menaxhimit të qëndrueshëm të zonës së mbrojtur. Bashkëngjitur ju dërgojmë fjalimin e plotë të ministrit:Të nderuar gazetarë, të nderuar qytetarë,Me një krenari të veçantë ju drejtohem në këtë konferencë për shtyp kushtuar miratimit të Ligjit për shpalljen e një pjese të Malit Sharr për park kombëtar, një nga qëllimet që kam vendosur që nga fillimi i mandatit tim, në të cilën gjithashtu edhe Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor ka punuar shumë në periudhën e kaluar. Kanë kaluar saktësisht dy vite që kur unë u bëra Ministër deri në miratimin e ligjit.Që nga java e kaluar, deputetët në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me një shumicë prej 66 votash, fatkeqësisht jo 90 si në leximin e parë, votuan propozimin tonë për shpalljen e pjesës maqedonase të Malit Sharr për park kombëtar, këtë javë u nënshkrua edhe dekreti nga presidenti, me të cilin vendi ynë solli një vendim historik dhe fitoi parkun e katërt kombëtar pas shpalljes së të fundit në vitin 1958 dhe të parin pas pavarësisë.Unë i përgëzoj të gjithë ata që morën pjesë në këtë proces, i përgëzoj qytetarët për këtë sukses historik. Ky është një hap i madh me të cilin ne kemi siguruar përfitime të mëdha për natyrën dhe për të gjithë ne, por edhe për brezat që do të vijnë.Kur flasim për agjendën e gjelbër, ose Marrëveshjen e Gjelbër Evropiane, kjo është ajo që do të thotë në të vërtetë. Ruajtja e vlerave natyrore që i kemi me krijimin e njëkohshëm të mundësive ekonomike për zhvillim të qëndrueshëm, i cili gjithashtu do të krijojë vende pune, ato që në nivel ndërkombëtarë quhen vende të gjelbra pune. Të nderuar,Me miratimin e këtij ligji vihet nën mbrojtje dhe mundësohet krijimi i sistemit për menaxhim të qëndrueshëm të zonës që është një thesar i biodiversitetit, shtëpi e dy të tretave të të gjitha llojeve të bimëve në Maqedoninë e Veriut dhe florës dhe faunës së pasur dhe endemike. Disponon bukuri të jashtëzakonshme natyrore, gjeodiversitet, veçori hidrologjike, peizazh dhe vlera kulturore.Sipërfaqja e përgjithshme e parkut është 62,705 hektarë, nga të cilat 26.5% është në zonën e mbrojtjes së rreptë, 49.06% në zonën e menaxhimit aktiv dhe 22.02% janë në zonën e përdorimit të qëndrueshëm. Është parashikuar gjithashtu një rrip mbrojtës i Kodrës së Diellit i cili do të mundësojë zhvillim të qëndrueshëm të kësaj qendre turistike. Në krijimin e kufijve, u tregua kujdes për të siguruar homogjenitetin e zonave, për të ndjekur konfigurimin e terrenit dhe për të qenë në harmoni me parqet fqinje. Zonimi i propozuar është në përputhje me zonimin në parqet nacionale me të cilët kufizohet – PK Mavrovë dhe PK Sharri në Kosovë dhe i merr parasysh aktivitetet tradicionale në zonë siç janë blegtoria, bujqësia dhe të ngjajshme.Në përputhje me ligjin, Qeveria duhet të krijojë në Institucion Publik Parku Kombëtar brenda 3 muajve, nga hyrja e saj në fuqi. Struktura menaxhuese dhe mënyra e funksionimit do të jetë e njëjtë me të gjitha parqet e tjera kombëtare në vend të rregulluara në Ligjin për Mbrojtjen e Natyrës.Do të krijohet një shërbim i rojës, për të cilin po flasim me Pyjet Kombëtare për të marrë stafin me përvojë nga njësitë rajonale që kanë punuar në Tetovë dhe Gostivar, si profesionistë që e njohin terrenin më mirë.Ajo që është thelbësore është që aktivitetet specifike të ndaluara dhe të lejuara në zonë do të rregullohen në Planin e Menaxhimit, i cili miratohet brenda një viti nga miratimi i Ligjit dhe për të cilin ne tashmë kemi siguruar fonde dhe ekspertë ndërkombëtarë nga Bashkimi Ndërkombëtarë për ruajtjen e Natyrës BNRN, përmes Programit të Kombeve të Bashkuara për mbrojtjen e natyrës. Të njëjtit tashmë janë duke punuar në terren, me popullatën lokale, me subjektet ekonomike, në mënyrë që të gjejnë zgjidhjen më të mirë. Procesi i miratimit të Planit të Menaxhimit parashikon gjithashtu debate publike dhe do të jetë gjithëpërfshirës dhe transparent për të gjithë palët e interesuara.Ne në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor tashmë kemi siguruar 6 milion denarë për vitin e parë të themelimit të Parkut kur ai akoma nuk ka fonde të veta.Do të doja të përmendja që në procesin e hartimit të këtij Ligji, siç u pranua nga Kuvendi, u zhvillua një proces konsultativ, i gjerë, shumë mujor, në të cilin u përdorën të gjitha mjetet dhe metodat e komunikimit në dispozicion, në mënyrë që të sigurohej jo vetëm një shkallë e lartë e mbrojtjes së vlerave natyrore, por edhe për të respektuar nevojat e palëve të interesuara, veçanërisht të popullatës që jeton dhe punon në këtë zonë. Por ajo punë nuk ndalet këtu, por vazhdon në përgatitjen e Planit të Menaxhimit.Sfidat që na presin dhe përfitimet që hapin mundësi të reja për zhvillim në këtë fushë janë të shumta. Me shpalljen e Malit Sharr si park kombëtar, do të fillojë bashkëpunimi më i madh ndër-komunal, si dhe zhvillimi i rajonit të Pollogut. Përveç zhvillimit lokal në të shtatë komunat e rajonit të Pollogut dhe Mavrovë-Rostushë, më në fund do të fillojë ruajtja sistematike e vlerave natyrore të Malit Sharr, të cilët kanë qenë nën presion nga aktivitetet njerëzore për dekadat e fundit.Parku kombëtar do të jetë bazë e mirë për krijimin e markave lokale për ushqimin lokal, objektet hotelierike dhe paketat turistike të cilët do të rrisin fuqinë e shitjeve të rajonit dhe do të inkurajojnë zhvillimin e turizmit në të gjitha format e tij. Do të doja të theksoja se jo vetëm shpallja e parkut kombëtar do të ndihmojë dhe forcojë aktivitetet bujqësore, por gjithashtu do të krijojë mundësi të reja për zhvillim të qëndrueshëm.Priten projekte të shumta me mbështetje ndërkombëtare, dhe me zhvillimin e turizmit priten edhe kushte për punësime të reja dhe gjenerimin e të ardhurave.Me shpalljen e Malit Sharr si zonë e mbrojtur, ne iu afruam mesatares evropiane me 13,2% të sipërfaqes totale të zonave të mbrojtura. Mali Sharr ësht edhe zona e ardhshme Natura 2000, dhe në nivelin kombëtar me këtë hap ne përmbushim qëllimet e Konventës për Diversitetin Biologjik dhe arrijmë qëllimet kombëtare të Strategjive për Ruajtjen e Natyrës dhe Biodiversitetit.Nuk duhet të harrojmë se parku kombëtar i Malit Sharr është pjesa e fundit e enigmës që ka munguar për dhjetë vitet e fundit për të krijuar një nga tre zonat e mbrojtura ndërkufitare në nivelin Evropian.Me lidhjen e territorit të parkut të ri kombëtar Mali Sharr me pjesën e parkut kombëtar “ Mavrovë”, parkun kombëtar “ Sharri” nga Kosova dhe parkun natyror “ Korab-Koritnik” nga Shqipëria, merret një sipërfaqe prej 244,617 hektarë zona të mbrojtura, të cilat janë kryesisht të mira për natyrën dhe mbijetesën e specieve të egra, të tilla si rrëqebulli ballkanik, dhia e egër ballkanike dhe ariu, por edhe për popullatën lokale që jeton atje. Pra, me mbrojtjen e pjesës sonë të Malit Sharr, ne jemi duke krijuar një nga zonat më të mëdha të mbrojtura në Evropë. Së bashku ne mund të ruajmë, por edhe të përdorim në mënyrë të qëndrueshme burimet natyrore për të tërhequr jo vetëm turistë rajonalë por edhe ndërkombëtarë. Ky potencial krijon mundësi për investime dhe gjenerim të vendeve të gjelbra, siç e përmenda më herët. Të nderuar,Votimi i këtij ligji është hapi i parë që po hedhim në drejtimin e duhur, por puna për të mbrojtur natyrën dhe për të siguruar zhvillimin socio-ekonomik dhe për të përmirësuar jetën e popullatës lokale tani sapo fillon.Unë do të doja të theksoja se vetë procesi ishte shumë kompleks dhe shpesh përfundonte në një “rrugë qorre “.Thelbësore për përfundimin e tij me sukses ishte fakti që në momentet kyçe të hartimit të ligjit përfundimtar, u përpoqëm të dëgjonim nevojat e të gjithë palëve të interesuara – popullsisë, qeverisë lokale, adhuruesve të natyrës, sektorit privat. Në fund arritëm të gjenim një emërues të përbashkët në interes të natyrës.Për atë dua të falënderoj të gjithë ata që kontribuan në proces. Para së gjithash falënderoj kolegët e mi nga MMJPH, të cilët e shtynë këtë sukses deri në fund. Faleminderim i veçantë për partnerët ndërkombëtarë, veçanërisht për Zyrën e KB-së për Mjedisin (UNEP), e cila përmes Fondit Global Ekologjik ka qenë mbështetësi ynë gjatë gjithë këtyre viteve, kryesisht në pjesën e përgatitjes së dokumenteve të nevojshme para miratimit të Ligjit – Studimi për vlerësimin e vlerave natyrore dhe studimi socio-ekonomik, por edhe në përgatitjen e Planit të Menaxhimit të parkut të ardhshëm kombëtar duke përdorur përvojat e IUCN-së. Faleminderim i veçantë edhe deri tek stafi profesional i Universitetit Shtetëror të Tetovës dhe Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”, dhe të gjithë ekspertëve vendas dhe të huaj që ishin të përfshirë në mënyrë aktive në të gjithë procesin. Sigurisht, unë gjithashtu do të doja të falënderoja të gjitha shoqatat dhe institucionet e qytetarëve që kanë kontribuar për të arritur deri këtu, dhe të cilët në një moment nënshkruan një Memorandum Bashkëpunimi me Ministrinë tonë në mënyrë që të bashkojmë dhe koordinojmë vizionet, përpjekjet dhe aktivitetet tona. Një ndihmë e madhe ishte edhe popullsia lokale e cila i kishte njohur përpjekjet e tona për mbrojtje si mundësi për përparim.Më në fund, dua t’u dërgoj një mesazh qytetarëve – Përderisa e vizitoni parkun kombëtar Malin Sharr dhe shijoni bukuritë e tij, mos harroni ta trajtoni natyrën me përgjegjësi dhe ta lini të paprekur ashtu siç e gjetët! Faleminderit për vëmendjen.