Përfundoi Konferenca e Dytë Ndërkombëtare e MPJ- së,“Gratë në Politikën e Jashtme”

Konferenca ndërkombëtare dyditore “Gratë në Politikën e Jashtme”, e organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme, nën patronazhin e Qeverisë, nikoqire e së cilës ishte zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Fatmire Isaki, përfundoi sot me konkluzione të rëndësishme që dolën nga debati produktiv dhe i pasur.

 “Konferenca e parë, vitin e kaluar, ishte një sfidë e madhe dhe të cilën e pashë edhe si përgjegjësi por njëkohësisht edhe si një mundësi të madhe.  E prezantova kapacitetin e vendit tonë të vogël për të dëshmuar se jemi të vetëdijshëm për rolin e gruas në politikën e jashtme. Kuptohet se kemi ende shumë punë për të përmirësuar përfaqësimin, por jam e gëzuar që mund të them se gjërat po lëvizin në drejtim pozitiv në raport me autoritetet ndaj promovimit të rolit të gruas në politikën e jashtme” theksoi Isaki.

Konferenca përbante diskutime produktive ndërmjet figurave të shumta të shquara në fushën e politikës së jashtme nga vendi, rajoni dhe më gjerë;  u shkëmbyen mendime rreth për përfaqësimin e balancuar gjinor, si dhe u shkëmbyen edhe përvoja personale që përfundimisht rezultoi me qëllime, porosi dhe përfundime të rëndësishme.

 Në panelin e parë “Gratë në Diplomacinë Multilaterale”, si mysafire speciale kishte fjalim zonja e pare  znj. Elizabeta Gjorgievska, e cila potencoi se gratë janë të një rëdësisë thelbësore për identifikimin e zgjidhjeve të qëndrueshme dhe inkluzive të cilat mund të sjellin maqe të qëndrueshme.

 Ministrja e Punës dhe Politkës Sociale, znj. Jovana Trençevska  theksoi se barazia gjinore në Maqedoninë e Veriut paraqet obligim ligjor “duke pasur parasysh se e njëjta është pjesë e programit të Qeverisë për periudhën 2020-2024, si rezultat i zotimeve për barazi gjinore të Agjendës për Zhvillim të Qëndrueshëm deri në 2030

Gjithashtu, panelistët vendas dhe ndërkombëtarë diskutuan për krizat e sigurisë, pandeminë, krizën ekonomike, sigurinë kibernetike, të drejtat e njeriut, si dhe për shumë sfida të tjera që treguan  se është e domosdoshme përfshirja aktive të grave në multilateralizëm.

Fjalën hyrëse të panelit të dytë “Roli i gruas në kohë krize” kishte Ministrja e Mbrojtjes, znj. Slavjanka Petrovska, e cila nënvizoi se pjesëmarrja e grave në proceset e paqes është e një rëndësie thelbësore, për të gjetur një zgjidhje afatgjatë dhe të qëndrueshme të paqes.

“Gratë dinë më së miri të luftojnë për të mirën e familjes dhe të vendit të tyre, e ajo është paqja, siguria, mirëqenia dhe përparimi”, theksuan panelistët, në mesin e të cilëve ishte edhe Ambasadorja e Ukrainës në Maqedoninë e Veriut, zonja Larisa Mir, e cila përmes shembullit atkual ukrainas vuri në dukje luftën e grave për liri dhe paqe, të cilat krah për krah me burrat gjinden në vijën e parë të frontit në mbrojtjen e familjeve, qyteteve dhe vendit të tyre.

Paneli i tretë, fokusi i të cilit ishte roli i sektorit joqeveritar, filloi me fjalën hyrëse të zëvendëskryetares së Qeverisë për politika të qeverisjes së mirë, znj. Slavica Grkovska, e cila nënvizoi se përmes përfshirjes më të madhe dhe kontributit aktiv të sektori joqeveritar inkurajohet roli i tyre korrigjues në krijimin e politikave dhe vendimeve të balancuara gjinore.

Në panelin e katërt dhe të fundit të konferencës dyditore, me titull “Perspektiva ambasadoriale për barazinë gjinore”, shumica e ambasadorë në Maqedoninë e Veriut ndanë mendimet dhe përvojat e tyre personale në lidhje me kontributin thelbësor të grave në fushën e politikës së jashtme, proceseve negociuese dhe misionet e paqes, ndërsa i paraqitën edhe mekanizmat si një praktikë e mirë nga vendet e tyre për të avancuar pozitën e grave-diplomate.

Në fjalën e saj përmbyllëse, Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, znj. Fatmire Isaki, falënderoi të pranishmit për kontributin e dhënë në këtë ngjarje të rëndësishme, duke shprehur bindjen se konferenca tashmë po shndërrohet në një forum tradicional për diskutimin e perspektivës gjinore në politikën e jashtme.

Related posts

Pastrimi etnik në institucione: Shqiptarët nën sulmin e qeverisë pa legjitimitet

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dënon fuqimisht fushatën në vazhdim të diskriminimit etnik dhe “pastrimit institucional” që po vihet në zbatim ndaj…

Ali Ahmeti priti ambasadorin europian Rokas: Bashkimi Europian është alternativa jonë e vetme 

Në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, Kryetari i BDIsë Ali Ahmeti, priti ambasadorin e Bashkimit Europian z. Mihalis Rokas. …

Ali Ahmeti takoi ambasadorin turk Fatih Ulusoy

Në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, Kryetari i BDIsë Ali Ahmeti, priti ambasadorin turk z. Fatih Ulusoy. Kryetari Ahmeti…