Në panelin e katërt “Reconciliation and Democracy as Catalyst of Change in the Balkans”, i drejtuar nga Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z. Artan Grubi kishin diskutim edhe Zëvendës kryeministrja e Kosovës znj. Emilija Rexhepi, Sekretarja shtetërore e Zvicrës znj. Livia Ley, Drejtoresha për Europë dhe Azi Qendrore nga European External Action Service znj. Angelina Eichorst, Përfaqësuesi i lartë i BE për Kosovën z. Miroslav Lajçak, Sekretari shtetërorë për punë të jashtme i Vatikanit z. Miroslav Stanislav Vashoski, Përfaqësuesi special i Gjermanisë për Ballkanin Perendimor z. Manuel Sarrazin, Përfaqësuesi i lartë për BeH z. Christian Schmidt, si dhe Sekretari gjeneral i RYCO z. Albert Hani.
Në vazhdim fjalimi i plotë:
Të nderuar mysafirë, panelistë, nikoqirë,
Ju faleminderit për ftesën për të marrë pjesë në PFD-në e këtij viti.
Fjalori thotë se pajtimi është rivendosja e marrëdhënieve miqësore apo veprimi i bërjes së një bindjeje ose pikëpamje të përputhshme me një tjetër.
Pra, mendoj se ishim miq, pastaj u grindëm, dhe tani po rikthehemi në marrëdhëniet miqësore.
Nuk mund të kujtoj shumë nga kjo në Evropën Juglindore, pa marrë parasysh se sa thellë dhe larg në histori të shkojmë.
A ishin shqiptarët miq me maqedonasit, serbët, malazezët, grekët?
A ishin maqedonasit miq me bullgarët, grekët, serbët??
A patën serbët ndonjë mik tjetër përveç rusëve?
Gjithë jetën time e kam kaluar në konflikt. Që kur mësova për veten time, ka pasur probleme dhe asnjëherë nuk ka pasur moment të mërzitshme në këtë rajon.
Tito vdiq, ndarja e Jugosllavisë nisi dhe vazhdoi për rreth 20 vjet me luftëra në Slloveni, Kroaci, Bosnje, Kosovë, Maqedoni.
Si pagesat e kredisë së shtëpisë, të pafundme dhe të dhimbshme.
Çështjet e hapura midis të gjitha vendeve tona mbeten si një plagë e pashërueshme dhe burim dëshpërimi, por gjithashtu një burim i mundësive për manipulim politik dhe mbajtje të fuqisë.
Instalimi i frikës dhe përpjekja për të krijuar armiq ka treguar se është një mënyrë shumë frytshme për të mbajtur fuqinë dhe në të njëjtën kohë për të mbajtur status quo pa asnjë progres.
Ne jemi rritur me frikën se shqiptarët do ta çojnë këtë vend diku tjetër, derisa u detyruam të ishim të guximshëm dhe të merrnim vendime për të mposhtur frikën tonë. Përfunduam luftën me një marrëveshje paqeje që në fund të fundit e bëri vendin të hapur ndaj të gjithë qytetarëve të tij, e cila rezultoi me besnikërinë e qytetarëve ndaj shtetit.
Ne jemi rritur me frikën se grekët do të na marrin historinë dhe kjo do të ishte Armagedoni.
Tani jetojmë me frikën se bullgarët do të na asimilojnë në shekullin e 21-t, pas 21 shekujve të dështimeve për ta bërë këtë.
Opozita jonë ka bërë master në përmbledhjen e të gjitha frikërave për të përfituar nga agjenda e tyre e marrjes së fuqisë.
Nuk e dua më gjendjen e një shteti të kapur!
Asnjëri prej nesh nuk humbi asgjë nga marrëveshjet e Ohrit, Prespës dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore. Shteti, rajoni dhe të gjithë ne fituam pothuajse të gjitha, hapi shtesë është i nevojshëm për rrumbullakim.
Askush nuk mund të kontestojë ekzistencën e gjuhës maqedonase, popullit maqedonas dhe ekzistencën e shtetit tonë.
Nuk do të ndodhë dita e gjykimit, bota nuk do të pushojë të ekzistojë ditën pasi të marrim vendimet e nevojshme.
Nuk dua të tingëlloj i paqartë dhe të krijoj një huti tjetër me fjalimin “duhet të…”.
Vij përpara jush me një fjalim “ne e bëmë”.
Kujdes me atë që dëshiron, mund të bëhet realitet.
Ne pranuam të gjitha dëshirat dhe kushtet paraprake të VMRO-së për të votuar për ndryshimet kushtetuese.
Shkuam disa hapa përpara, përveç gatishmërisë për të lënë qeverinë, ofruam dorëheqjet tona, hoqëm të gjitha kushtet e tjera dhe tani, sot, po themi se kërkojmë heqjen e qeverisë teknike të Përzhinës nga ligji mbi qeverinë.
A ka ndonjë dëshirë tjetër që “xhindi” mund t’i plotësojë “Aladinit” tonë?
Pamë, dëgjuam, lexuam se VMRO nuk ka problem me ndryshimet kushtetuese, nuk ka problem me përfshirjen e bullgarëve në kushtetutë, që nuk kërkon zgjedhje të hershme, që nuk merr parasysh deklaratat e tyre të nënshkruara noteriale, por gjithçka që dëshirojnë është që shqiptarët dhe BDI të largohen nga Qeveria!
Është koha të realizojmë atë që e kemi premtuar!
Prandaj, nuk jam i bindur se pajtimi në kuptimin e fjalorit është zgjidhja, çfarë na duhet vërtet është një “ristartim” i gjeneratës dhe të themi “mjaft” është “mjaft”, nuk na duhet një pajtim pasi nuk e kemi arritur atë me shekuj, por na duhet një gjeneratë eliderë, që vendosin thjesht të shkojnë përpara, të ecin përpara, të përqafojnë vlerat perëndimore, ta bëjnë të gjithë këtë para se të largohemi të gjithë nga ky vend, dhe të zëvendësohemi nga dikush tjetër që ende duhet të pajtohet në ciklin e pafund.
Për ta përfunduar, ndryshimi në Ballkan fillon kur e shohim kutinë e votimit si llogarinë tonë të kursimeve dhe jo si një bankomat.