Përpjekjet e institucioneve të sistemit kanë për qëllim zgjidhjen e zbrazëtirave në zhvillimin e kapitalit njerëzor që fillojnë herët dhe zgjerohen me kalimin e kohës, që nënkupton trajtim dhe investim të barabartë në të gjitha segmentet dhe nivelet e sistemit arsimor – nga arsimi parashkollor, fillor, arsimi i mesëm deri në arsimin e lartë. Kështu deklaroi ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri në fjalimin e tij në ditën e dytë të konferencës kushtuar temës “Marrëdhënia mes mirëqenies së fëmijëve dhe arritjet e tyre”, që mbahet në Shkup, si iniciativë e përbashkët e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.Ambasadës së Britanike në Shkup dhe UNICEF. “Rëndësia e edukimit parashkollor konfirmohet edhe nga rekomandimet e studimit ndërkombëtar TIMSS, i cili thotë se nevojitet një përfshirje më e madhe e fëmijëve në institucionet parashkollore, sepse koha e kaluar aty ka ndikim të madh në arritjet e mëvonshme arsimore të nxënësve. Ndërsa testimi PISA na ofron të dhëna të vlefshme që ndihmojnë në identifikimin dhe adresimin e zbrazëtirave ekzistuese në arsimin fillor dhe të mesëm të fëmijëve dhe Koncepti i ri për arsimin fillor është ndërtuar mbi treguesit e marrë nga ky testim ”, theksoi Shaqiri. Ministri theksoi se në përputhje me Konceptin, ka filluar futja në faza e programeve mësimore tërësisht të reja në të gjitha lëndët që do të mundësojnë zëvendësimin e të mësuarit faktik me të mësuarit me kuptim, më tepër interakcion gjatë mësimdhënies mes nxënësit dhe mësimdhënësit dhe aplikimin e mjeteve të reja digjitale me të cilët siç u shpreh ai, i gjithë procesi i edukimit thjeshtohet, megjithatë bëhet më efektiv. “Në këtë drejtim, tekstet shkollore të reja për klasën e katërt, zbatimi i të cilëve ka filluar në vitin vijues shkollor, janë të arritshme edhe në formë elektronike ndërsa gjithashtu do të digjitalizohen tekstet e reja për të gjitha klasat e tjera që do të përgatiten me faza. Janë furnizuar tabela smart për shkollat në të cilat mungonin. “Vetëm Ministria e Arsimit dhe Shkencës siguroi 10 mijë tableta për nxënësit e klasës së katërt që kishin nevojë për një mbështetje të tillë nga shteti dhe përveç kësaj pushtetet vendore së bashku me sektorin civil dhe sektorin e biznesit ofrojnë mbështetje të madhe për arritshmërinë e teknologjisë informatike për nxënësit u shpreh Shaqiri. Ndryshimet që po bëhen në sistemin arsimor parashikojnë edhe mbështetje për kuadrin mësimëdhënës . Ministri theksoi se një nga qëllimet është rritja e motivimit për punë dhe përforcimi i shkathtësive të mësimëdhënësve për mësim kreative dhe për të stimuluar potencialin e nxënësve. “Kemi rritje të pagave të punëtorëve në shkollat fillore dhe të mesme, kemi futur edhe mundësitë për avancim në karrierë dhe gjithnjë e më shpesh organizohen trajnime që nënkuptojnë mundësi për zhvillim profesional. Thirrja publike e fundit e Byrosë për zhvillimin e arsimit ka të bëjë me organizimin e trajnimeve me 29 tema për mësimdhënësit dhe 7 tema shtesë për bashkëpunëtorët profesional, dhe janë përfshirë përmbajtje për bashkëpunimin mes shkollës dhe familjes në parandalimin e bashkëmoshatarëve dhe dhunë kibernetike, zbatimin e qasjeve inovative interaktive në mësimdhënie dhe të ngjashme -tha Ademi. Fokusi i madh i politikave arsimore është arritja e shkallës më të lartë të mundshme të përfshirjes së sistemit arsimor dhe kjo karakteristikë është e rëndësishme për përmirësimin e mirëqenies së nxënësve. Shaqiri informoi se në këtë kontekst deri më tani është bërë shumë, ndërsa njoftoi se në buxhetin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për vitin 2022 janë paraparë 219 milionë denarë për angazhimin e 500 asistentëve, numri i të cilëve në varësi të nevojave mund të rritet. si dhe 1,5 milion denarë shtesë për mjete ndihmëse mësimore.Punojmë për futjen e kategorive të reja të bursave dhe llojeve të reja të mbështetjes financiare dhe poe rrisim bursën ekzistuese. “Të gjitha bursat e nxënësve janë rritur nga ky vit shkollor, vlerat mujore nga 2200, 2900 denarë janë rritur në 3500 denarëpotencoi ministri. Shaqiri shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme që merr vendi nga UNICEF-i dhe nga një sërë të organizatave të tjera partnere, e cila, siç theksoi, është veçanërisht e rëndësishme në këtë periudhë të ndryshimeve të mëdha për tranzicionin e sistemit arsimor kombëtar. Shpreh pritjet për diskutim të gjerë dhe të frytshëm, veçanërisht me ekspertë të huaj të arsimit , nga të cilat do të dalin konkluzione të cilat do të shërbejnë për të modeluar politikat e ardhshme arsimore.