Shaqiri: Edhe në kushte krize kemi investime të mëdha për mbështetjen e aktiviteteve të veprimtarisë kërkimore – shkencore 

Për të mundësuar kërkime të avancuara në kushtet e acaruara  të krizës në të cilat jetojmë dhe punojmë në vitet e fundit, është sfidë por edhe fakt për të cilin krenohemi si Qeveri, si Ministri, besoj edhe punëtorët shkencorë. Në vitin e kaluar financuam realizimin e projekteve me interes shkencor publik në 7 institucione shkencore publike, si dhe prokurimin e pajisjeve dhe akreditimin e laboratorëve në institucionet e arsimit të lartë dhe shkencor, përmes aplikacioneve të përzgjedhura që kanë mbërritur në dy thirrje publike që kemi publikuar për këtë qëllim. Një pjesë të konsiderueshme të mjeteve kanë pranuar edhe njësitë në përbërje të Universitetit “Goce Dellçev” në Shtip dhe jam i kënaqur të shoh se ajo që është prokuruar, tashmë zbatohet intensivisht në zhvillimin e shkencës. 

Këtë e theksoi ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, i cili sot së bashku me kryetarin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, vizituan Fakultetin e Shkencave Natyrore dhe Teknike në Shtip, ku me mbështetje financiare nga shteti janë blerë pajisje të reja për laboratorin AMBIKON në të cilën kontrollohen parametrat e cilësisë dhe të  sasisë së ajrit të ambientit. 

Bëhet fjalë për investim në vlerë të përgjithshme prej 24 milionë denarë, prej të cilave 16 milionë denarë janë financuar nga buxheti i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe 8 milionë denarë janë mjete të  vetë Universitetit. 

„Për ne si kreatorë të politikës  në arsim dhe shkencë ,fokusi është krijimi i kushteve moderne për kërkime dhe ndërtimi i  kornizës për zhvillimin e shkencës, pa të cilat shteti nuk ka mundësi t’i afrohet ekonomive të zhvilluara dhe të krijojë kushte për standard më të mirë shoqëror”, tha Shaqiri, duke shtuar se pas disa dekadave të  stagnimit, më në fund kanë filluar investimet intensive në shkencë dhe në krijimin e mundësive të reja për shkencëtarët dhe studiuesit. 

„ Pandemia ka treguar më qartë se sa puna kërkimore shkencore është kusht  për t’u marrë me kërcënimet ekzistenciale. Sfidat e shumta me të cilat përballet njerëzimi në shekullin 21 kërkojnë investime intensive mbi të gjitha në shkencën e aplikuar. Në këto procese, vendet në zhvillim si Republika e Maqedonisë së Veriut nuk duhet të mbeten në fund, nëse duan një perspektivë më të mirë për qytetarët e tyre”, theksoi Shaqiri..  

Ai informoi se për momentin po punohet për Ligjin e Ri për Veprimtarinë Shkencore dhe Kërkimore dhe përgatitja e Strategjisë për Specializimin e zgjuar është në fazën përfundimtare. 

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…