Republika e Maqedonisë së Veriut për herë të parë merr pjesë në Hulumtimin Social Evropiane, një nga hulumtimet më të mëdha dhe metodologjikisht më cilësore në botë, në fushën e shkencave sociale.Duke e njohur rëndësinë e tij, Ministria e Arsimit dhe Shkencës mbështeti financiarisht. Ministri Jeton Shaqiri, në prezantimin e sotëm të rezultateve të hulumtimit, theksoi rëndësinë e të dhënave sikurse për hulumtuesit e shkencave shoqërore dhe humaniste, poashtu edhe për institucionet shtetërore, mediat dhe opinonin e gjerë.
“Hulumtimet sociale evropiane për më shumë se 20 vjet ka matur qëndrimet, besimet dhe modelet e sjelljes së qytetarëve në mbi 30 vendeve . Bëhet fjalë për të dhënat e anketave, të cilat janë të krahasueshme ndërkombëtarisht dhe të cilat shfrytëzohen nga Komisioni Evropian dhe qeveritë nacionale gjatë krijimit të politikave publike. Me qasje të hapur ata janë përfitim edhe për shoqërinë e gjerë”, tha Ministri i Arsimit dhe Shkencës Shaqiri, duke shtuar se përfshirja në këtë infrastrukturë kërkimore evropiane kontribuon në modernizimin e shkencës sonë, ngritjen e kapaciteteve të hulumtuesve dhe integrimin e tyre në hapsirën Evropiane të Hulumtmit.
Investimet në shkencë dhe hulumtime janë një nga prioritetet strategjike të Qeverisë dhe Ministrisë përkatëse, për shkak se bazohen në zhvillimin ekonomik dhe progresin e shoqërisë.
Ministri sqaroi se reformat janë duke u zhvilluar edhe në sektorin e hulumtimit shkencor, duke filluar me kornizën e kuadrit ligjor, i cili përfshin ligjin e ri për veprimtarinë kërkimoro-shkencore dhe mbajtjen dhe implemntimin e Strategjisë për Specializimin e zgjuar. Mjetet nacionale për aktivitetet kërkimore rriten gjithashtu dhe intensifikohet pjesëmarrja në iniciativat rajonale dhe programet ndërkombëtare për shkencën dhe hulumtimin shkencor.
Duke treguar se këto janë sfida serioze, Ministri Shaqiri tha se për sukses në përpjekjet për ngritjen e nivelit të hulumtimit shkencor, një nga parakushtet është ekzistimi i kuadrit të fortë akademik dhe të përgatitur mirë.
Hulumtimi është realizuar nga Instituti për Kërkime Sociologjike dhe Politiko-Juridike në Universitetin Kirili dhe Metodi, në fund të vitit 2021 dhe fillimi i vitit 2022, me anketë në terren me ekzemplar prej 1436 të anketuarve. Ekzemplari është përgatitur në bashkëpunim me Entin Shtetëror të Statistikave, ndërsa mbështetjen e IT-së e ka sigurar Fakulteti i Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë në Universitetin Kirili dhe Metodi.