Njeriu vlen sa më shumë gjuhë që flet. Besoj se të gjithë pajtohemi me këtë thënie të vjetër, sepse njohja e çdo gjuhe është urë shtesë, ndërsa mosnjohja është mur në komunikimin me të tjerët, në përhapjen e miqësive dhe në marrjen e njohurive për kulturat e kombeve të tjera.
Këtë e theksoi ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri në hapjen e seminarit për ringjalljen e mësimit të gjuhës frënge në sistemet arsimore të Ballkanit Perëndimor, që mbahet sot në Shkup, ndërsa e organizon Ambasada e Francës në Maqedoninë e Veriut.
Ministri tha se mundësia për mësimin e gjuhëve të ndryshme prej atij amë, duhet t’u mundësohet qytetarëve që në moshë të vogël dhe kushdo që e vlerson se ajo është e dobishme dhe do t’i shërbej në jetë, që të mund të plotësohet. Ai potencoi se Qeveria është e orientuar në atë drejtim dhe jep mbështetje të mësimit të gjuhës frënge në kufijtë e vendit.
“Për më shumë se 2 dekada kemi bashkëpunim të shkëlqyer me Ambasadën e Francës dhe Institutin Francez në Shkup, me Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë dhe me Byronë Rajonale për Evropën Qendrore dhe Lindore. Gjuha frënge mësohet në arsimin fillor dhe të mesëm, dhe në të njëjtën kohë në mënyrë tradicionale organizojmë universitet rajonal veror në gjuhën dhe kulturën franceze në qytetin e lindjes sime – Strugë, përmes të cilit promovohen vlerat dhe rëndësia e kësaj gjuhe, jepet mbështetje dhe sigurohet trajnim i kuadrit mësimor që ligjërojnë frëngjisht ose sërish ligjëron lëndët e tjera në gjuhën frënge në shkollat”, tha Shaqiri.
Ministri potencoi se të dy vendet Maqedonia e Veriut dhe Franca kanë nënshkruar marrëveshje me të cilën formalizohet dhe saktësohet bashkëpunimi dhe mbështetja që ekziston prej shumë vitesh për themelimin e paraleleve dygjuhëshe frankofone në shkollat e mesme në vendin tonë, përkatësisht paralele në cilën pjesë, ose më saktë 25% e përmbajtjeve së paku dy lëndë mësohen në frëngjisht, përderisa vetëm lënda në gjuhën frënge mësohet së paku 5 orë në javë.
“Shkolla të tilla kemi disa, ndërsa presim në të ardhmen që numri të rritet”, theksoi ministri, duke shtuar se në Shkup më shumë se 20 vjet funksionon Shkolla Internacionale Franceze në Shkup e cila punon me nxënës të moshës 6 vjeçare e më lart, në pjesën e arsimit fillor, dhe e cila është e akredituar nga Ministritë Franceze të Arsimit Kombëtar dhe të Evropës dhe të Punëve të Jashtme, ndërsa punon sipas ligjeve dhe praktikave franceze.
“Personalisht mendoj se gjuha frënge duhet të afirmohet edhe më shumë dhe prandaj është mirë që organizohen evenimente në format të atillë. Është mirë të njiheni edhe me përvojën e vendeve të rajonit dhe më gjerë, se si ato kontribuojnë për pozicion më të mirë të gjuhës frënge në shoqëritë e tyre dhe, kuptohet, praktikat e mira t’i vështrojmë dhe të vendosim nëse mund të kenë aplikim përkatës edhe tek ne”, theksoi Shaqiri.
Në seminarin mbajti fjalim ambasadori francez Siril Bomgartner, drejtori i Institutit Francez në Shkup Igo Beshtel, kryetarja e Shoqatës së profesorëve të Gjuhës Frënge në vend Juliana Joziq, si dhe përfaqësues të Byrosë për Zhvillimin e Arsimit dhe në disa vetëqeverisje lokale.