Shaqiri: Ndërtojmë sistem arsimor që të rinjtë i orienton drejt respektimit të diversitetit, tolerancës dhe shmangies së gjuhës së urrejtjes

Ndërgjegjësimi se përdorimi i gjuhës së urrejtjes mund të ketë pasoja të rënda në marrëdhëniet ndërmjet individëve, grupeve më të vogla dhe grupeve  më të mëdha shoqërore dhe të prishë paqen në vend, po rritet gjithnjë e më shumë.Kështu arritëm që të shndërrohemi nga një shoqëri në të cilën në fillim të mijëvjeçarit të dytë, pikërisht për shkak të intolerancës etnike dhe gjuhës së urrejtjes të nxitur nga nacionalizmi, ndodhi edhe  konflikti  ushtarak, në  shoqëri paqësore, e cila është një dhe e barabartë për të gjithë. Kështu u shpreh ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri në seancën e sotme të Komisionit për marrëdhënie ndërmjet bashkësive, në të cilën u prezentuan rezultatet e studimit të titulluar Gjuha e urrejtjes si valutë e nacionalizmit: përgjigje institucionale në Maqedoninë e Veriut, realizuar  nga Instituti për Demokraci. Ministri Shaqiri tha se ky transformim i shoqërisë nuk ka ndodhur vetvetiu, gjegjësisht faktori kohë nuk do të ishte imjaftueshëm nëse jo vetëm institucionet e sistemit, por edhe shoqëria civile, organizatat civile dhe ndërkombëtare dhe të gjithë pjesëmarrësit e interesuar, nuk kishin ndërmarrë dhe nuk  ndërmarrin hapa konkretë dhe aktivitete për të ndërtuar mjedis jetese harmonik në të cilin të gjithë do të ndihen të barabartë. “Nga pozita e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, por edhe si person që vjen nga fusha akademike, mbroj pikëpamjen se shumica e të menduarit dhe sjelljes së njerëzve, brezave të tërë mund të ndikohet përmes arsimimit. Prandaj  duhet të vazhdojmë të ndërtojmë sistem arsimor përmes të cilit të gjithë do të edukohen dhe do të fitojnë vlerat e vërteta njerëzore, morale, etike në fund vlerat qytetare që duhet t`i posedojmë, nëse dëshirojmë të përforcojmë shoqërinë dhe përparimin e shtetit. “theksoi Shaqiri, duke shtuar se vlera të tilla të fituara transmetohen në mënyrë trans-gjenerative përmes familjes. Ai informoi se ndryshimet që po bën Ministria e Arsimit dhe Shkencës në arsimin fillor për momentin, ndër të tjera janë bazuar në këto vlera. “Koncepti i ri i arsimit fillor, plan- programet dhe tekstet shkollore të cilat  i parasheh, ndërsa  zhvillohen në faza, i orientojnë  gjeneratat në vend të intolerancës ndëretnike, mospajtueshmërisë, gjuhës së urrejtjes e kështu me radhë, të fokusohen pikërisht në të kundërtën.“Sepse vetëm kështu do të përgatiten si njerëz të mirë dhe qytetarë paqësorë, të cilët në diversitet do të shohin avantazhin dhe mundësinë e bashkimit, e jo barrierat dhe arsyet për cenimin e marrëdhënieve të caktuara personale apo shoqërore, përkatësisht marrëdhëniet ndërmjet individëve dhe grupeve”, theksoi  Shaqiri, duke përmendur se fokusi është edukimi i të rinjve për njohjen e lajmeve të rreme, sepse, siç tha ai, gjithmonë do të ketë individë që janë pro ose thjesht duan të prishin marrëdhëniet ndëretnike, ndaj duke krijuar të pavërteta dhe duke i publikuar ato do të mundohen të përfitojnë aleatët në përpjekjet e tyre për të krijuar një atmosferë të tensionuar. Ministri faleminderoi mësimdhënësit për të cilët tha se janë aleati më i rëndësishëm dhe ata si hallkë kyçe në procesin arsimor dërgojnë drejtpërdrejt mesazhin që u krijuan bashkërisht dhe theksoi se Kombet e Bashkuara, veçanërisht UNICEF-i, pastaj  BE-ja, Banka Botërore , OECD-ja, OSBE-ja dhe të tjerë kanë dhënë një kontribut të madh në krijimin e politikave arsimore dhe në formësimin e sistemit arsimor kombëtar. “Këtu jeni edhe Ju si Komitet për marrëdhëniet ndërmjet bashkësive. Këtu janë edhe autorët e këtyre punimeve dhe analizave të ngjashme, rekomandimet e të cilëve janë gjithmonë të mirëseardhura. Ky thënë në zhargon është lufta jonë e përbashkët dhe prandaj duhet të qëndrojmë të bashkuar. Të rinjtë t`i udhëzojmë dhe të nxjerrim gjenerata që do të dinë të njohin dhe refuzojnë gjuhën e urrejtjes, intolerancën dhe mospajtueshmërinë”, theksoi  ministrja e Arsimit dhe Shkencës.

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…