Shaqiri: Ta vlerësojmë çdo kontribut për zhvillimin e shkencës, sepse pa shkencë, nuk ka përparim të vendtit

Pa shkencë, nuk ka përparim. Prandaj duhet vlerësuar në mënyrë të veçantë, çdo individ, organizatë apo institucion që merret me kërkim shkencor, sepse bëhet fjalë për subjekte që kontribuojnë dukshëm në zhvillimin e përgjithshëm socio-ekonomik të vendit. Çdo veprimtari kërkimore-shkencore paraqet një aktivitet për një arritje të re që do të jetë e dobishme për gjetjen e një zgjidhjeje të re për sfida konkrete. Pikërisht këtë bën Instituti për trashëgimi shpirtërore dhe kulturore të shqiptarëve në Shkup dhe prandaj unë por besoj edhe publiku i gjërë, jemi të kënaqur me punën e tij.

Këtë e potencoi në fjalën e tij ministri i arsimit dhe shkencës Jeton Shqiri, sot në prezantimin e rezultateve të punës së Institutit për trashëgimi shpirtërore dhe kulturore të shqiptarëve për vitin 2021, duke theksuar se është fjala për një institucion shkencor që është mirë i pozicionuar mes institucioneve tjera dhe që njihet për organizimin e një sërë manifestimeve të mëdha vendase dhe ndërkombëtare, si dhe për realizimin e projekteve të mëdha shkencore.

„Unë personalisht e di se çfarë sakrificash bën menaxhmenti i institutit për të arritur objektivat e programit dhe e di se çfarë njerëzish punojnë për të. Ju përgëzoj për arritjet tuaja dhe ju uroj suksese edhe më të mëdha në të ardhmen“, tha Shaqiri.

Ministri theksoi se Qeveria dhe MASH i kushtojnë gjithnjë e më shumë rëndësi veprimtarisë kërkimore-shkencore, duke informuar se buxheti për shkencën është rritur nga 250 milionë në vitin 2018, në 400 milionë denarë për vitin 2022.

„Kujtoj se vitin e kaluar, MASH ka ndarë 224 milion denarë për modernizimin e kushteve dhe metodave të punës në laboratorët e institucioneve të arsimit të lartë dhe institucioneve publike shkencore. Gjithashtu, janë ndarë 19 milionë denarë për mbështetjen e projekteve me interes të veçantë publik për të shtatë institutet shkencore publike, mes të cilëve edhe ky institut“, potencoi ministri i arsimit dhe shkencës duke shtuar se po bëhen përpjekje të vazhdueshme që me një rritje konstante të përqindjes së PBB-së tonë që ndahet për shkencën për t’iu afruar mesatares evropiane.

Informoi gjithashtu se në drejtim të nxitjes së të rinjve të merren me shkencë, për herë të pare janë paraparë bursa për ciklin e tretë të studimeve për disa drejtime deficitare në vlerë prej 18.000 denarë për 12 muaj të vitit, ndërsa pas një dekade të tërë janë rikthyer përsëri bursat për studime postdiplomike në vlerë prej 9.000 denarësh për 9 muaj të vitit, për drejtimet ku ka deficit të kuadrove.

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…