Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot më 29.12.2022 kishte takim me Koordinatoren e Përhershme të KB-së në Maqedoninë e Veriut, Rosana Duxhiak.
Bashkëbiseduesit folën për Kornizën e bashkëpunimit 2021-2025, si dhe angazhimin dhe iniciativat e KB-së në fushën e ekonomisë, përfshirjen sociale, barazinë gjinore, forcimin e institucioneve, mjedisin jetësor, ndryshimet klimatike dhe mbështetjen e vazhdueshme të KB-së për zhvillimin e përgjithshëm të vendit tonë, veçanërisht në proceset kryesore, siç është procesi i anëtarësimit në BE.
Ministri Osmani theksoi se qëllimi ynë është që deri në vitin 2030 të bëhet një Maqedoni e Veriut prosperuese, inkluzive dhe e qëndrueshme dhe të zbatohen plotësisht Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Agjendës së KB-së.
“Në vitin 2023 Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të vazhdojë me hartimin e rrugës së reformave, duke u fokusuar në tejkalimin e ndikimit nga krizat e shumta. Prandaj, është e rëndësishme që të theksohet rëndësia e Planit të përbashkët vjetor të punës, me rezultate të qarta dhe konkret, si mjet i rëndësishëm, i cili e bën Kornizën operative për bashkëpunim me KB-në për zhvillim të qëndrueshëm”, tha Osmani.
Njëherit, Ministri theksoi se Maqedonia e Veriut është mbështetës i fuqishëm i punës së Këshillit për të Drejtat e Njeriut dhe mekanizmave e tij, përfshirë edhe kontrollin universal periodik dhe mekanizmat e llogaridhënies dhe procedurat e veçanta.