Ministri i Punëve të Jashtme me Përfaqësuesen e OSBE-së për Lirinë e Medias, Treza Ribeiro.
Në takim u shkëmbyen mendime për situatën lidhur me lirinë e medias në rajonin e OSBE-së. Njëherazi u konstatua se agresioni ushtarak rus ndaj Ukrainës ka implikime serioze mbi lirinë e mediave dhe sigurinë e gazetarëve në të gjithë rajonin e OSBE-së.
“Politikat që dalin nga dimensioni njerëzor i OSBE-së, sot kanë rëndësi të jashtëzakonshme, në dritën e luftës së vazhdueshme për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut”-theksoi Osmani në takim.
Osmani shprehu përkrahje të pahamendshme për aktivitetet që promovojnë lirinë e shprehjes dhe gatishmërinë për avancimin e mëtejmë të rrethit mediatik dhe kushteve të punës së gazetarëve.