Xhaferi – Shinas: Maqedonia e Veriut është partner konstruktiv i BE-së në fushën e migracioneve dhe politikës së vizave 

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, në kuadër të Konferencës së Sigurisë së Mynihut, u takua me nënkryetarin e Komisionit Evropian dhe Evrokomisarin për promovimin e mënyrës evropiane të jetesës, Margaritas Shinas.

Në takim u diskutua për më shumë çështje aktuale me rëndësi për Maqedoninë e Veriut dhe BE-në, me fokus në migracionet, bashkëpunimin me Fronteksin dhe zgjedhjet e ardhshme të dyfishta.

Eurokomisari Shinas shprehu mirënjohje për mbështetjen dhe bashkëpunimin konstruktiv me Maqedoninë e Veriut në fushën e migracioneve dhe harmonizimit me politikën e vizave të BE-së. Sugjeroi se vendit në periudhën e ardhshme i nevojitet proces zgjedhor i qetë dhe demokratik në të cilin do të mbisundojë atmosfera pozitive evropiane.

Kryeministri Xhaferi theksoi se perspektiva e qartë e BE-së mbetet shtytësi kryesor i ndryshimeve në Rajon dhe theksoi se Qeveria në periudhën e ardhshme do të manifestojë vazhdimësi dhe konstruktivitet në përmbushjen e agjendës evropiane.

Kryeministri theksoi se bashkëpunimi me Fronteksin edhe në vitin 2023 ishte në nivel shumë të lartë dhe një nga prioritetet ishte operacionalizimi i Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Fronteksit.

Kryeministri e njoftoi euro komisarin Shinas për aktualitetet në planin e brendshëm politik dhe për përgatitjet për organizimin e zgjedhjeve të dyfishta. Me ç’rast, potencoi se forcat evropiane progresive në shtet e kanë radhën të bashkohen dhe të bëjnë një hap të ri përpara në euro integrimet, në emër të perspektivave.

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…