Ministria për Sistem politik dhe ITShKSh organizuan ngjarjen “Françesko Altimari, studiues i gjuhës dhe i letërsisë arbëreshe”

Ministria për Sistem politik dhe ITShKSh organizuan ngjarjen “Françesko Altimari, studiues i gjuhës dhe i letërsisë arbëreshe” Shkup, 17 nëntor – Ministria për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive bashkë me Institutin për trashëgimi shpirtërore e kulturore të shqiptarëve në Shkup sot me rastin e manifestimit “Ditët e Alfabetit” organizuan eventin “Françesko Altimari, studiues i gjuhës dhe i letërsisë arbëreshe”. Në ditën e katërt të manifestimit tashmë tradicional, kulturor dhe shkencor “Ditët e Alfabetit” studiuesit që ishin prezent shpërfaqën fuqinë mahnitëse të gjuhës arbëreshe, e cila për më tepër se gjashtë shekuj ia dalë të mbetet gjallë dhe me këtë të mbajë në jetë edhe vetë shpirtin arbëresh. Udhëheqësja e Departamentit të Gjuhës Shqipe në ITShKSh, znj. Hidajete Azizi gjatë këtij paneli në fjalimin e saj para të pranishmëve tha se gjatë përpjekjeve të intelektualëve për të ruajtur gjuhën arbëreshe ishte i pashmangshëm pikësynimi: një komb dhe një gjuhë. Sipas znj. Azizi një nga kontribuuesit e kohës moderne të çështjes së ruajtjes së gjuhës arbëreshe është z. Françesko Altimari, studiues i gjuhës dhe letërsisë arbëreshe por edhe të gjithë bashkë atdhetarët e tij arbëreshë që kryesisht jetojnë në jugun e Italisë. Gjatë këtij panel diskutimi, një nga referuesit z. Anton Nikë Berisha, tha se Françesko Altimari është një nga studiuesit më me famë të ditëve të sotme në fushën e albanologjisë, e në veçanti sa i përket arbëreshëve të Italisë. Sipas z. Berisha, Altimari përveç që është anëtar nderi i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë prej vitit 2006, anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës nga viti 2008 dhe profesor i rregullt që nga vitit 1991 në katedrën e fakultetit Albanologjik të Universitetit të Kalabrisë, ai është dhe promotori më i mirë i kulturës arbëreshe. Manifestimi “Ditët e Alfabetit -2021” do të vazhdojë përmes aktivitete të njëpasnjëshme edhe atë deri më 22 nëntor, me ç’rast nga studiues të ndryshëm do të shtjellohen edhe temat: “Matteo Mandala studiues i letërsisë dhe i filologjisë arbëreshe”, “Anton Nikë Berisha studiues i letërsisë së arbëreshëve të Italisë”, “Muzika arbëreshe”, etj.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…