Nuredini: Po investohet në sigurimin e rrjetit të ujësjellësit për të gjitha komunat në vend

Ministri Nuredini realizoi takim me kryetarin e Komunës së Likovës, Erkan Arifi dhe deputetin Berat Ajdari në të cilin takim biseduan për statusin e projekteve të ujësjellësit në komunë të financuara nga MMJPH në dy vitet e fundit.  U bisedua edhe për finalizimin e projektit për ndërtimin e sedimentit në stacionin filtrues për ujësjellësin në Komunën e Likovës, pastaj për projektin bazë të ujësjellësit në vendbanimin Nikushtak, për ndërtimin e sistemit të furnizimit me ujë për vendbanimin Likovë- pjesë e trasesë 3 dhe për projektin ndërtimi i rrjetit dytësor të ujit në vendbanimin Orizare.   Gjithashtu, u shkëmbyen mendime për mundësitë dhe nevojat për ndërtimin e sistemeve të ujësjellësit dhe bartjen e ujërave të zeza edhe për vendbanimet e tjera në komunë që do të përfshiheshin në listën e projekteve për të cilat është kërkuar kredi prej Bankës Evropiane të Investimeve dhe me të cilat planifikohet të sigurohen kushtet elementare për furnizimin me ujë dhe bartjen e ujërave të zeza në të gjitha komunat në vend.  

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…