Besimi: Miratimi i zgjidhjes ligjore për PLL, mundëson qasje në 530 milionë euro për përballimin e krizës

Sot, në Komisionin parlamentar për financim dhe buxhet mori përkrahje Propozim ligji që do t’i mundësojë Republikës së Maqedonisë së Veriut qasje në 530 milionë euro – mjete nga Instrumenti për përkujdesje dhe likuiditet të FMN-së. Zgjidhjen e propozuar ligjore e arsyetoi ministri i Financave, Fatmir Besimi para anëtarëve të Komisionit dhe qasja e vendit për shfrytëzimin e mjeteve nga Instrumenti për përkujdesje dhe likuiditet është konfirmim i FMN-së për zbatimin e politikave të qëndrueshme.

“Sigurimi i mjeteve nëpërmjet këtij instrumenti është pjesë e aspiratave të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Financave, që në këto kushte krize kur në tregjet e kapitalit çmimet janë të larta, të sigurohet financim shtesë në kushte sa më të favorshme. Ligji parasheh që Republika e Maqedonisë së Veriut të ketë qasje në 530 milionë euro, nga të cilat 110 milionë euro duhet të tërhiqen deri në fund të vitit dhe 155 milionë euro – vitin e ardhshëm. Këto janë mjete të nevojshme për t’i përballuar pasojat e krizës energjetike dhe për t’i përkrahur qytetarët dhe ekonominë, të cilat nevojiten më së shumti në dimrin e ardhshëm”, thekson ministri Besimi dhe shton se pikërisht për këtë aspekt zgjidhja ligjore duhet të përkrahet në Kuvend.

Ministri thekson se Instrumenti për përkujdesje dhe likuiditet është vendosur në vitin 2011 dhe i destinohet vendeve anëtare të Fondit Monetar Ndërkombëtar – FMN me baza dhe politika të qëndrueshme dhe praktikë të dëshmuar mbi zbatimin e politikave, të cilat faktikisht nuk kanë nevojë për financim, por përballen me rreziqe që mund të shkaktojnë një nevojë të tillë.

Ministri shtoi se qëllimi i kësaj linjeje kreditore është të sigurojë mbrojtje efektive nga kriza për ato vende anëtare të FMN-së që kanë baza të qëndrueshme ekonomike, respektivisht politika të tilla.

“Që një vend të kualifikohet për shfrytëzimin e këtij instrumenti, duhet të ketë baza të qëndrueshme ekonomike dhe korniza institucionale të politikave; të zbatojë dhe të ketë praktikë të dëshmuar mbi zbatimin e politikave të qëndrueshme; dhe të mbetet e përkushtuar për të zhvilluar politika të tilla të qëndrueshme në të ardhmen.

Sipas ministrit, qëllimet për të cilat janë destinuar mjetet dhe kushtet me të cilat sigurohen ato janë argument për ta përkrahur këtë zgjidhje ligjore dhe për t’i vënë mjetet në dispozicion të vendit që po përballet me goditje të mëdha të shkaktuara nga kriza globale energjetike dhe e çmimeve.

Bordi i FMN-së duhet t’i aprovojë mjetet deri në fund të këtij muaji. Parashihet që mjetet të shfrytëzohen gjatë 24 muajve të ardhshëm. Afati i shlyerjes së mjeteve që do të tërhiqen caktohet në tre vjet e tre muaj nga tërheqja e vlerës nga mjetet. Norma e interesit me të cilën janë siguruar mjetet në këtë moment është nga 3.66% në 4.66%.

Kjo është vetëm një nga mënyrat se si është siguruar financimi i deficitit buxhetor këtë vit. Modeli që u zbatua nga Ministria e Financave dhe Qeveria mundësoi kursime prej 40 milionë eurove në nivel vjetor vetëm në bazë të interesit.

Related posts

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…

Pastrimi etnik në institucione: Shqiptarët nën sulmin e qeverisë pa legjitimitet

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dënon fuqimisht fushatën në vazhdim të diskriminimit etnik dhe “pastrimit institucional” që po vihet në zbatim ndaj…