Osmani dhe Xhaçka me dy memorandume bashkëpunimi

Në kuadër të Seancës së Përbashkët të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe asaj të Republikës së Shqipërisë, e cila e mbajt në Shkup, Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani dhe Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Olta Xhaçka nënshkruan memorandume bashkëpunimi ndërmjet dy instucioneve.

Me Memorandumin e Bashkëpunimit në fushën e Edukimit Diplomatik, hapen mundësi të reja për organizimin e trajnimeve dhe ligjëratave të folësve dhe diplomatëve relevantë, e veçanërisht në kontekst të negociatave të filluara për anëtarësimin e të dy vendeve në Bashkimin Evropian.

Me Memorandumin e dytë, do të mundësohet shkëmbimi i përvojave në fushën e digjitalizimit të shërbimeve konsullore. Ky projekt në Shqipëri funksionon prej disa vitesh, ndërsa Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut është në fazën finale të vënies së të njëjtit në funksion, e me këtë në mënyrë drastike thjeshtohen dhe shkurtohen proceurat për ofrimin e shërbimeve konsullore.

Mes tjerash, Osmani dhe Xhaçka iu referuan edhe dinamikës së marrëdhënieve bilaterale, bashkëpunimit rajonal dhe perspektivës eurointegruese të të dyja vendeve.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…