Kryetari Ahmeti në drekë pune me Ramën: Ajo që u nënshkrua determinon të ardhmen e përparuar të vendeve tona

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti sot në fund të mbledhjes së përbashkët të dy qeverive në Shkup, ka takuar kryeministrin shqiptar Edi Rama në një drekë pune.

Ajo që sot u nënshkrua në letër determinon të ardhmen e përparuar të vendeve tona dhe për realizimin e këtyre projekteve vendosim në dispozicion të gjithë potencialin intelektual dhe çdo mekanizëm të nevojshëm, ka shkruar mes tjerave kryetari Ahmeti.

Posti i i kryetarit Ahmeti:

Ritakim vëllazëror me Edin, kësaj rradhe pas mbledhjes historike të Qeverive të vendeve tona që vendosi në zbatim vizionin progresiv të përparimit kombëtar, mbi të cilin kemi diskutuar në çdo takim tonin.

Vendkalimet e përbashkëta kufitare, ndërtimi i Korridorit 8 rrugor dhe hekurudhor, përkujdesi i përbashkët për ruajtjen e gjuhës shqipe përmes alfabetit të unifikuar, bashkëpunimi ekonomik dhe ai energjetik, si dhe integrimi në Bashkimin Europian janë tashmë kryefjala e kauzës sonë kombëtare, ashtu siç ishin dikur misionet e lirisë dhe barazisë në të cilat bashkë ngadhënjyem.

Ajo që sot u nënshkrua në letër determinon të ardhmen e përparuar të vendeve tona dhe për realizimin e këtyre projekteve vendosim në dispozicion të gjithë potencialin intelektual dhe çdo mekanizëm të nevojshëm!

Bashkë drejt idealeve të përparimit!

https://www.facebook.com/photo/?fbid=670509544443171&set=pcb.670509687776490

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…