Bekteshi në Javën e CEFTA-s: Një vit i tejkalimit të pengesave dhe hapave të rëndësishëm drejt tregtisë më efikase në rajon

Ngjarja përmbyllëse qendrore e Javës së CEFTA-s të këtij viti mblodhi së bashku mbi 300 pjesëmarrës nga shtatë anëtarët e kësaj organizate ndërkombëtare. Viti 2021 ishte edhe viti i parë i zbatimit të Planit të Veprimit për Tregun e Përbashkët Rajonal. Fokusi ishte në promovimin e përpjekjeve për të përmirësuar lëvizjen e mallrave dhe shërbimeve në tregjet e CEFTA-s. Me mbështetjen e Komisionit Evropian dhe Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, janë ndërmarrë hapa seriozë për t’iu afruar tregut të përbashkët evropian. Ministri Kreshnik Bekteshi hapi konferencën dhe theksoi rëndësinë e CEFTA-s për zhvillimin e tregut rajonal dhe rimëkëmbjen ekonomike nga pasojat e pandemisë Covid-19. “Këtë vit arritëm të fillojmë dhe të përfundojmë punë të rëndësishme në kuadër të Programit Vjetor të Presidencës sonë dhe në zbatimin e temave të rëndësishme të Planit të Veprimit për Tregun e Përbashkët Rajonal. Është detyrim i yni që të vazhdojmë të përmbushim detyrimet tona dhe ta zhvillojmë më tej Marrëveshjen duke krijuar kushte të favorshme tregtare për sektorin e biznesit dhe duke stimuluar konkurrencën. Në kuadër të kryesimit tonë me një sërë organesh të CEFTA-s dhe përmes negociatave për krijimin e një mekanizmi për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, kemi përmirësuar lëvizjen e lirë të mallrave duke eliminuar barrierat, kemi bërë përparim në qarkullimin e lirë të shërbimeve dhe kemi përmirësuar kapacitetin institucional të strukturave të CEFTA-s .” tha ministri Bekteshi. Drejtori i Sekretariatit të CEFTA-s, Emir Djikiç, theksoi rolin e rëndësishëm të CEFTA-s në promovimin e kushteve më të mira tregtare në 15 vitet e fundit: “Studimet kanë treguar se marrëveshja CEFTA ka kontribuar në rritjen e eksporteve të anëtarëve nga 40 deri në 80 për qind. Ajo që është më e rëndësishme tani është e ardhmja dhe potencialet që ajo sjell, dhe kjo është një rritje e PBB-së prej rreth 6.7. për qind nëse e çojmë CEFTA-n në nivelin e integrimit që ekziston në Bashkimin Evropian. Këtë vit kemi bërë hapat e parë në këtë drejtim“.     Arritjet kryesore në vitin 2021 janë:  • Ndryshimi i rregullave për origjinën e mallrave, çka ndikoi në një fleksibilitet më të madh dhe solli përfitime shtesë për ekonominë. • Është përfunduar vendimi për tregti elektronike në kuadër të CEFTA-s. • Vendimet për njohjen e programeve dhe kualifikimeve profesionale të OAE-ve të harmonizuara në nivel ekspertësh. • Është bërë progres i dukshëm në negociatat për Protokollin Shtesë 7 të mekanizmit të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve dhe Vendimi për heqjen e detyrimit për leje pune për ofruesit e shërbimeve dhe transferimet ndërmjet kompanive. • Korsitë e gjelbra u zgjeruan në të gjitha vendkalimet e CEFTA-s duke siguruar qarkullim më të shpejtë dhe më të sigurt të mallrave thelbësore. Është hapur një portal i ri i cili shfaq të dhënat lidhur me korsitë e gjelbra dhe kohën e pritjes për kalime, të cilat do të kontribuojnë në kontrollin edhe më të mirë të politikave tregtare. Ka nisur dialogu për të zgjeruar iniciativën në vendet fqinje anëtare të BE-së. • Është lançuar platforma elektronike e shkëmbimit të të dhënave SEED +. Kjo platformë do të mbështesë shkëmbimin e certifikatave të nevojshme për kalimin e mallrave, të tilla si certifikatat elektronike, për të krijuar një “tregti pa letra. SEED + gjithashtu do të kontribuojë në shkëmbimin më të shpejtë të të dhënave nga dërgesat e produkteve bujqësore që nuk janë në përputhje me kërkesat, në mënyrë që të mbrohen plotësisht konsumatorët. • Janë zbatuar tre pilot projekte të Aktiviteteve të Përbashkëta Doganore në lidhje me kamionët bosh, tregtinë ilegale të duhanit dhe markën tregtare të pronësisë intelektuale si një hap drejt krijimit të Strategjisë për Menaxhimin e Rrezikut Doganor. Tri panele të diskutimeve me titull “Lehtësimi i tregtisë nëpërmjet njohjes së certifikatave dhe procedurave”, “Tregtia e shërbimeve dhe licencave, kualifikimet, lejet” dhe “Të drejtat e pronësisë intelektuale në nxitjen e tregtisë dhe investimeve” u fokusuan në programet e njohjes që synojnë integrimin e 7 tregjeve në një të vetëm, duke ofruar akses efikas dhe të lirë për 20 milionë konsumatorë dhe një ekonomi të konsoliduar prej 120 milionë dollarësh. Maqedonia e Veriut presidencën e CEFTA-s ia dorëzon Moldavisë, e cila do ta luajë këtë rol në vitin 2022, me premtimin se do të vazhdojë të punojë për të promovuar plane ambicioze lidhur me tregtinë. Java e CEFTA-s 2021 u organizua në bashkëpunim me partnerët e Zyrës së Bashkimit Evropian për Pronësi Intelektuale., GIZ, USAID Maqedonia e Veriut dhe Forumi i Investimeve në Komoros për Ballkanin Perëndimor 6 si dhe me mbështetjen e Komisionit Evropian.

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…