Nuredini: Filloi projekti i ri për ruajtjen e biodiversitetit, menaxhimin e qëndrueshëm të tokës dhe zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini dhe Udhëheqësi i Programit të Kombeve të Bashkuara për Mjedisin Jetësor (UNEP) nga Viena, Harald Egerer, hapën sot takimin hyrës për projektin GEF/UNEP “Ruajtja e Biodiversitetit, Menaxhimi i Qëndrueshëm i Tokës dhe Zhvillimi i Qëndrueshëm i Turizmit në Maqedoninë e Veriut” (GEF7), duke shpallur fazën përgatitore.   Në takim u prezantuan objektivat e propozuara të projektit, komponentët e propozuar të projektit, rezultatet e pritura, plani i punës për zbatimin e fazës përgatitore, si dhe procesi i përfshierjes së palëve të interesuara dhe procedurat dhe kërkesat e GEF. U prezantua edhe situata me biodiversitetin dhe degradimin e tokës në vendin tonë, si dhe statusi, aktivitetet e planifikuara dhe perspektivat e identifikuara me Projekt-Planin e Menaxhimit të PK Mali Sharr.   Projekti i ri financohet nga Fondi Global i Mjedisit Jetësor (GEF) dhe do të zbatohet përmes Programit të Kombeve të Bashkuara për Mjedisin Jetësor (UNEP) dhe Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor. I njëjti duhet të mbështesë përpjekjet kombëtare dhe lokale për të arritur qëllimet kombëtare për neutralizimin e degradimit të tokës dhe ruajtjen e biodiversitetit në Maqedoninë e Veriut, përmes menaxhimit të integruar të zonave. Rritja e territorit të zonave të mbrojtura në vend me shpalljen e Osogovës gjatë vitit 2021 dhe së fundmi Maleshevës për zonë të mbrojtur dhe një pjese të Malit Sharr për Park Kombëtar ka arritur shifrën prej 13.8% të territorit të përgjithshëm të vendit, por sfidë mbetet vendosja në funksion e mekanizmave për mbrojtjen në zonat e mbrojtura. Projektet GEF/UNEP për një kohë të gjatë janë prezent në Republikën e Maqedonisë së Veriut, veçanërisht në pjesën e mbrojtjes së Malit Sharr, por projekti GEF7  synon të arrijë përfitime për natyrën në tërë territorin e vendit dhe sinergji me programet e tjera për mbrojtjen e natyrës që zbatohen tek ne. 

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…