Besimi në Takimet pranverore me FMN-në dhe Bankën Botërore do të prezantojë Planin financiar për rritje të përshpejtuar

Ministri i Financave Fatmir Besimi, gjatë javës së ardhshme do të marrë pjesë në Takimet pranverore të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), të cilat këtë vit mbahen online. Në kuadër të këtyre takimeve, ministri i Financave para institucioneve financiare ndërkombëtare do t’i prezantojë masat ekonomike për ballafaqim me krizën e Kovidit dhe impaktin e tyre ndaj ekonomisë si dhe Planin financiar për rritje të përshpejtuar (Growth Financing Plan), dokument i ri strategjik i cili ka për qëllim që përmes sigurimit të mekanizmave dhe burimeve të reja të financimit  të bëj nxitjen e rritjes ekonomike dhe njëkohësisht të ndikojë në konsolidimin fiskal, përkatësisht ngushtimin e deficitit dhe stabilizimin e borxhit publik. Gjithashtu, do të shqyrtohet bashkëpunimi aktual dhe portofolio e projekteve me institucionet financiare ndërkombëtare, progresi dhe pritshmëritë për periudhën e ardhshme.Plani financiar për rritje të përshpejtuar do të luajë rol të rëndësishëm për ekonominë në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe rritjen e numrit të vendeve të punës, përmes shfrytëzimit të investimeve publike dhe mjeteve nga kreditorët zyrtarë për mobilizimin e kapitalit privat. Rezultatet e pritura janë përshpejtimi i dyfishtë i rritjes ekonomike (nga 2.5% në 5% në periudhën afatmesme), ruajtja e nivelit të borxhit publik dhe deficitit buxhetor në kuadër të kriterit të Mastrihtit dhe rritja e investimeve publike dhe private.Ideja kryesore e planit është që përmes krijimit dhe shfrytëzimit të mekanizmave dhe instrumenteve të reja, fondeve dhe burimeve financuese të krijohet efekt multiplikativ, ku përveç investimeve të planifikuara publike në vlerë prej 4 miliardë euro për periudhën 2021-2025 do të mobilizohen më shumë mjete dhe investime nga sektori privat. Si rrjedhojë, do të rriten për disa herë investimet e përgjithshme publike në ekonomi dhe do të kontribuohet në mënyrë shtesë në përshpejtimin e rritjes së bruto prodhimit vendor dhe krijimit të vendeve të reja të punës.Plani do të përkrahë në veçanti projektet ekologjike dhe klimatike, inovacionet si dhe iniciativat për një shoqëri më të drejtë.Planifikohet krijimi i fondeve zhvillimore dhe fondeve për përkrahje të inovacioneve, fondi garantues, fonde ekvite, fondi për kapitalin sipërmarrës (venture) dhe instrumente të ngjashme për përkrahjen e kompanive eksportuese, ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, si dhe ndërmarrjeve sociale. Planifikohen partneritete publike private, koncesione dhe instrumente të tjera për financimin e projekteve kapitale publike, por edhe për sektorin privat. Këto janë projekte që janë të përfshira në kuadër të Komitetit Nacional Investues, si dhe projekte të reja, që mund të dalin si iniciativa nga sektori publik dhe privat.Takimet pranverore me FMN-në dhe Bankën Botërore janë një nga ngjarjet kryesore financiare gjatë këtij viti dhe kanë si qëllim koordinimin midis autoriteteve financiare, institucioneve financiare ndërkombëtare, sektorit privat dhe sektorit joqeveritar në mbarë botën për të diskutuar në lidhje me sfidat dhe politikat e ardhshme për qëllimet dhe zhvillimet ekonomike globale dhe lokale.Delegacioni ynë i kryesuar nga ministri i Financave Fatmir Besimi dhe guvernatorja e Bankës Popullore Anita Angellovska Bezhoska, gjatë javës së ardhshme do të realizojnë disa takime, ndër të cilat edhe me zëvendëskryetaren e Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore Ana Bjerde, drejtorin e FMN-së për Evropën Alfred Kamer, drejtorin e konstituencës kryesuar nga Mbretëria holandeze Kuhn Davidse, drejtorin ekzekutiv të FMN-së Pol Hilbers dhe zyrtarë të tjerë të lartë të Bankës Botërore dhe FMN-së.

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…