Osmani paralajmëroi proces të gjerë konsultativ për krijimin e Strategjisë 10 vjeçare për politikë të jashtme- Reflektime 2030

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani në konferencën për shtyp prezantoi projektet e reja, një përmbledhje të aktiviteteve që duhet të rezultojnë me Strategjinë e re, 10 vjeçare, për politikë të jashtme- Reflektime 2030, me të cilën do të formohet doktrinë e re e punës së diplomacisë, e përshtatur me rrjedhaat bashkëkohore demokratike, pozicionimet e reja gjeopolitike, por edhe me rrethanat e reja shoqëroro- politike në Republikën e Maqedonisë së Veriut.”Edhe pse kemi shumë punë më tutje, mund të konstatojmë se qëllimet tona strategjike hyjnë në një fazë të parashikueshme, të skicuar, e cila tregon elasticitet ose qëndrueshmëri ndaj sfidave dhe kërcënimeve të përditshme. Që këtu, mendoj se tash është momenti të bëjmë prerje të rolit të deritanishëm të politikës së jashtme, në një mënyrë të nënvizojmë dhe të bëjmë një lloj projeksioni, ose më mirë thënë REFLEKTIME për prioritetet e ardhshme të politikës së jashtme të shtetit, si partner i plotfuqishëm në komunitetin euro-atlantik dhe veprues aktiv në plan multilateral”, tha Osmani.Ministri Osmanoi kumtoi se Strategjia e re- Reflektime 2030 do të krijohet përmes një procesi të gjerë konsultativ, të përbërë nga tre shtylla: konsultime të gjëra me qytetarë, organizime të konferencave tematike dhe formim të Këshilli për strategjinë e politikës së jashtme.”Duke u nisur nga premisa bazë, se politika e jashtme në esencë fillon brenda, në shtëpi, nisim me konsultime të gjëra me qytetarët, si shtyllë e parë e strategjisë së re- Reflektime 2030. Bëhet fjalë për takime participuese demokratike, që do të mbahen në komunat nëpër gjithë Maqedoninë e Veriut, dhe përmes së cilave do të tentojmë t’i përforcojmë lidhjet mes qytetarit të thjeshtë dhe integrimit euro-atlantik të vendit.Ndërsa, procesin e gjithëpërfshirjes do ta përforcojmë edhe në nivel më të lartë, në nivel ekspertësh dhe profesionistësh, përmes konferencave tematike të organizuara për Reflektimin 2030. Qëllimi është që në një proces inkluziv dhe transparent, në nivelin më të lartë të mundshëm të akademikëve, ekspertëve, profesionistëve, por edhe në nivel politik, të përfshihen tema që janë pjesë e prioriteteve të politikës së jashtme.Në fund, parashikova që ky proces të marrë formën institucionale, përmes krijimit të a.q. Këshill strategjik për politikën e jashtme, si trup i përhershëm në kuadër të Ministrisë së Punëve të Jashtme. Ky trup këshillëdhënës, do të paraqet një lloj Bordi drejtues, ku sipas mundësive: resurset më të mira, më profesioniste, dhe më me përvojë që i ka vendi, do të vendosen në funksion të përcjelljes, analizimit dhe transpozimit të orientimeve politike dhe strategjike të vendit në politika konkrete për punë të jashtme”, theksoi Osmani.Strategjia e re 10 vjeçare për politikë të jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut duhet të përgatitet deri në fund të vitit, dhe e njëjta do te prezantohet edhe para institucioneve tjera përkatëse për politikë të jashtme, siç janë Presidenti, Kryeministri, por edhe format institucionale të shoqërisë politike, siç janë komisionet kompetente dhe këshillat në Kuvend.

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…