Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, në hapësirat e SHFK “Ismail Qemali” bashkë me Ministren e Arsimit dhe Shkencës Mila Carovska, drejtorin e Shoqatës Aksionare MEPSO, Kushtrim Ramadani dhe drejtoreshën e shkollës, Burbuqe Ymeri shënuan investimin e radhës në sferën e arsimit, vendosjen e gjithsej 19 smart tabelave në shërbim të nevojave bashkëkohore të mësimdhënies në këtë shkollë.Ky është investim i përbashkët i Komunës së Çairit me Shoqatën Aksionare MEPSO, i cili arrin vlerën e përgjithshme prej afër 1.600.000 denarë ose afër 26.000 eurosh.Sipas Ganiut, duke pasur parasysh faktin se bota po hapëron shumë shpejt drejt digjitalizimit, ky nuk është aspak një investim i thjeshtë, por një hap shumë i rëndësishëm për proces cilësor edukativo-arsimor sipas standardeve bashkëkohore.Peshën e madhe të këtij investimi e shton edhe fakti se i njëjti përkon me qasjen progresive të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe angazhimin e saj për implementimin e mekanizmave inovativ të mësimdhënies.Ganiu thekson se investimet në shkollat, rrjedhimisht në dituri, janë gjëja më e çmueshme që mund ta bëjë Komuna e Çairit.