Kryesia e Këshillit të Përgjithshëm

Sekretare për Mundësi të Barabarta

Arbëresha Vlashi

Arbëresha Vlashi u lind më 7 shtator 1974 në Strugë. Arsimin fillor e përfundoi në fshatin Veleshtë, ndërsa arsimin e mesëm në Shkollën e Mesme të Shkencave të Natyrës “Zdravko Çoçovski” në Dibër.

Në vitin 1997 diplomoi në Fakultetin Ekonomik pranë Universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër, duke ndërtuar bazë solide në menaxhimin ekonomik dhe zhvillimin rajonal. Në vitin 2017 përfundoi studimet pasuniversitare në Shkencat Politike pranë Institutit për Hulumtime Sociologjike dhe Politiko-Juridike në Shkup, me fokus në politikat publike, qeverisjen lokale dhe proceset demokratike.

Angazhimi i saj profesional fillon në periudhën 1999–2003 në Shoqatën për të Drejtat e Grave “Aureola” në Strugë, ku kontribuoi në promovimin e barazisë gjinore. Më pas, nga viti 2004 deri në 2008, ishte e angazhuar në Fondacionin Shoqëri e Hapur, ndërsa gjatë viteve 2008–2009 punoi në Asociacionin për aktivizim dhe zhvillim “Aqua”. Që nga viti 2009 e deri më sot, ajo është e punësuar në Qendrën për Zhvillim të Rajonit Planor Jugperëndimor, duke kontribuar në hartimin dhe zbatimin e politikave dhe strategjive të zhvillimit lokal dhe rajonal.

Në periudhën 2021–2025, Arbëresha Vlashi shërbeu si këshilltare komunale nga radhët e BDI-së dhe kryesuese e Këshillit të Komunës së Strugës, duke forcuar qeverisjen lokale dhe bashkëpunimin ndërinstitucional. Që nga viti 2025, ajo është anëtare e Këshillit të Përgjithshëm të BDI-së dhe Sekretare për Mundësi të Barabarta e BDI-së.

Related posts

Këshilli i Përgjithshëm

Anëtare e zgjedhur e Këshillit të Përgjithshëm Shqipdona Mazari Shqipdona Mazari është lindur në Strugë. Ajo është një studente e përkushtuar dhe…

Këshilli i Përgjithshëm

Anëtar i zgjedhur i Këshillit të Përgjithshëm Gazmend Mehmedi Gazmend Memedi, i lindur më 19 qershor 1982 në Gostivar, rrjedh nga fshati…

Këshilli i Përgjithshëm

Anëtar i zgjedhur i Këshillit të Përgjithshëm Sadush Arifi Sadush Arifi, i lindur në vitin 1979 në fshatin Radushë, Komuna e Sarajit,…