Arbër Ademi ka lindur më 25.09.1985 në Kumanovë.
Në vitin 2004 regjistrohet si student në Universitetin Shtetëror të Tetovës në Fakultetin Juridik dhe studimet i përfundon me sukses të lartë në vitin 2008.
Në po të njëjtin vit fillon studimet pasdiplomike në po të njëjtin Universitet, në drejtimin juridiko-civil dhe merr titullin magjistër në vitin 2010, ndërsa në vitin 2015 përfundon edhe studimet e doktoraturës pranë Universitetit të Tiranës.
Gjatë viteve të përfshirjes në veprimtarinë politike në radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim, ka mbajtur poste në ndryshme si Zëvendëskryeministër për çështje europiane, Zëvendësministër i Arsimit dhe shkencës e më pas edhe Ministër i Arsimit dhe shkencës, ndërsa gjatë mandatit si deputet ne Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka qenë koordinator i grupit parlamentar të BDI-së, Kryetar i komisionit për çështje europiane dhe anëtar në komisione të ndryshme dhe të rëndësishme parlamentare. Poashtu ka qenë i përfshirë në grupe të ndryshme punuese në fushën legjislative dhe është botues i artikujve të ndryshëm shkencorë dhe librave universitarë nga fusha juridike.
Ushtron detyrën si profesor inordinar pranë Universitetit të Tetovës, ndërsa njëkohësisht mbanë edhe postin e nënkryetarit dhe zëvendëszëdhënësit të BDI-së.
Flet gjuhën shqipe, maqedonase dhe angleze.
Kontakt:
E-mail: arber.ademi@bdi.mk
1 Comment