Kabineti i Kryetarit | cabinet@bdi.mk

Shef i Kabinetit të Kryetarit të BDI-së dhe Nënkryetar i BDI-së

Faton Ahmeti

Faton Ahmeti ka lindur më 17 janar në Tetovë. Studimet deridiplomike i ka përfunduar në Farmaci, ndërsa ka ndjekur dy cikle studimesh pasuniversitare, përkatësisht në Shkencat Farmaceutike dhe në Administrim Biznesi – Menaxhment. Aktualisht ndjek studimet për doktoraturë në Shkenca Farmaceutike.

Aktualisht mban pozitën e Nënkryetarit të BDI-së, si dhe të Shefit të Kabinetit të Kryetarit të BDI-së.

Nga viti 2005 e në vazhdim është anëtar i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI). Ka ushtruar funksionin e Sekretarit të Degës së Tetovës, ndërsa më pas edhe të Kryetarit të Degës së Tetovës dhe njëkohësisht Sekretar i Përgjithshëm i BDI-së. Në disa cikle zgjedhore ka qenë anëtar dhe udhëheqës i Shtabit Qendror Zgjedhor dhe i Shtabit Komunal Zgjedhor.

Në angazhimin profesional ka qenë i përfshirë në projekte të ndryshme në fushën e shëndetësisë, duke ushtruar pozicione menaxheriale dhe analitike, përfshirë: Menaxher Projekti, Menaxher i Cilësisë, Menaxher i Mbështetjes për Klientë dhe Analist i Proceseve të Punës.

Ka shërbyer si Sekretar Shtetëror pranë Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në Sekretariatin për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, si dhe si Drejtor Gjeneral i Fondit për Sigurim Shëndetësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Me ftesë të Departamentit Amerikan të Shtetit ka qëndruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (Washington D.C., Maryland, Washington, North Carolina dhe Florida), si pjesëmarrës në programin International Visitor Leadership Program (IVLP).

Zotëron aftësi të avancuara në shfrytëzimin e teknologjive informative, përfshirë paketën Microsoft (Word, Excel, PowerPoint, Access, Outlook, Visio dhe Project), si dhe njohuri në përdorimin e aplikacioneve për kërkime shkencore dhe analiza statistikore, si IBM SPSS, MegaStat dhe NVivo.

Flet rrjedhshëm shqipen (gjuhë amtare), maqedonishten dhe anglishten. Ka njohuri mesatare të gjuhës gjermane, si dhe shërbehet me gjuhët turke dhe serbo-kroate.

Gjendja civile: i martuar, baba i një fëmije.

Kontakt:
📧 E-mail: faton.ahmeti@bdi.mk
🌐 Facebook: https://www.facebook.com/share/15b4sRbeGi/?mibextid=wwXIfr
🔗 LinkedIn: http://linkedin.com/in/faton-ahmeti-b35b9620

Related posts

Qendra për Komunikim | pressofficialbdi@gmail.com

Zëdhënëse Arta Bilalli – Zendeli Më shumë Email: pressofficialbdi@gmail.com