Erkan Arifi

Erkan Arifi është anëtar i BDI-së që nga themelimi i saj dhe deri më sot, me vlerat dhe përkushtimin e tij të lartë, ka dhënë një kontribut të vazhdueshëm në ngritjen e profesionalizmit të këtij subjekti në sferat më të larta të shoqërisë.

Ai ka lindur më 19.10.1984 në Kumanovë dhe që nga lindja ka vendbanim të përhershëm në fshatin Mateç.

Është prind i tre fëmijëve (një djalë dhe dy vajza) dhe jeton së bashku me bashkëshorten, si dhe me dy prindërit e tij.

Shkollën fillore e ka përfunduar në vendlindje, në SH.F.K. “Kultura”, f. Mateç, Komuna e Likovës, ndërsa arsimin e mesëm në SH.M.K. “Ismet Jashari”, f. Likovë, në drejtimin gjimnaz i përgjithshëm.

Studimet e larta i ka përfunduar në Universitetin Shtetëror të Tetovës, Fakulteti Juridik.

Ka qenë pjesëmarrës në shumë konferenca dhe është i përfshirë drejtpërdrejt në përpilimin e analizave të ndryshme, si dhe në përgatitjen e shumë planeve aksionare zhvillimore, me theks të veçantë në vetëqeverisjen lokale. Për këtë arsye, menaxhimi i tij deri më tani vlerësohet ndër më të suksesshmit në nivel shtetëror, i dëshmuar përmes punës dhe veprave konkrete.

Aktualisht ushtron funksionin e Kryetarit të Komunës së Likovës, në mandatin e tij të tretë.

Related posts

Arbana Pasholli

Arbana Pasholli, e lindur më 19.04.1981 në Dibër, Republika e Maqedonisë së Veriut. Tre vitet e para të shkollës të mesme i…

Bujar Osmani

Dr. Bujar Osmani është pjesë aktive e strukturave të Bashkimit Demokratik për Integrim. Që  nga viti 2011, është  zëdhënës i partisë. Ai…

Arta Bilalli-Zendeli

Arta Bilalli Zendeli u lind në Prishtinë, më 11.04.1981. Shkollimin fillor e mbaroi në fshatin Cegran kurse ate të mesëm në Gjimnazin…