Kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi është dekoruar me “Urdhrin e Yllit të Italisë”

Në një ceremoni në Ambasadën e Italisë, kryetarja e Tetovës Teuta Arifi është dekoruar me “Urdhrin e Yllit të Italisë”, informojnë nga kabineti i saj. Kjo dekoratë është ndarë për kontributin në promovimin e vlerave të kulturës dhe gjuhës italiane jashtë vendit.“Së shpejti në Tetovë do të bëjmë funksionalizimin e këndit të librit italian, që do të shërbejë si urë lidhëse kulturore mes dy vendeve. E falënderoj Ambasadorin Carlo Romeo për nderin dhe mikpritjen, dhe besoj se edhe në të ardhmen do të vazhdojmë me bashkëpunimin dhe promovimin e vlerave dhe praktikave progresive evropiane në vendin tonë”, theksoi Arifi.Kjo mirënjohje italiane për herë të parë filloi të ndahet nga presidenti i atij shteti nga viti 2011.

Related posts

Pushteti Lokal

Komunat dhe Këshillat Komunalë Komuna e Likovës: Erkan Arifi, Kryetar i Komunështtps://www.komunaelikoves.gov.mk Komuna e Pllasnicës: Ali Jaoski, Kryetar i Komunështtps://www.plasnica.gov.mk/ Komuna e…

Projekti “Be Clean, Be Green” bashkon Haraçinën dhe Rahovecin për zgjidhje rajonale në fushën e mjedisit jetësor

Sot, Komuna e Haraçinës në kuadër të projektit “Be Clean, Be Green”, organizoi me sukses konferencën ndërkufitare duke bashkuar autoritetet lokale, ekspertët…

Ambasadori i Shqipërisë Fatos Reka takoi kryetarin e Çairit Visar Ganiu

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në vend, Fatos Reka ka vizituar sot Komunën e Çairit, ku ka realizuar takim me kryetarin Visar…