Ganiu:Leximorja e Komunës së Çairit pasurohet me databazën digjitale të Arkivave të Shqipërisë

Në suaza të projektit të inicuar mbarëkombëtar nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë për qasje digjitale në materialin studimor të këtij institucioni në çdo qytet të Shqipërisë dhe çdo qytet shqiptar jashtë saj, si dhe me marrëveshje paraprake mes Komunës së Çairit dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë në leximoren e Komunës së Çairit kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu dhe drejtori gjeneral i Drejtorisë së përgjithshme të Arkivave të Republikës së Shqipërisë prezantuan databazën e instaluar digjitale të arkivave të Republikës së Shqipërisë që zgjeron perspektivat aktuale të studimit për të gjithë studentët dhe qytetarët që vizitojnë këtë leximore.Këndi i ri arkivor në suaza të leximores komunale është edhe një frymëzim më tepër për të gjithë nxënësit dhe studentët e Shkupit që të vizitojnë më tëpër këtë hapësirë të bukur dhe komode duke pasur në dispozicion thesarin studimor të arkivit të Republikës së Shqipërisë. Ky projekt thyen barrierat shtetërore, thjeshtëson procedurat e hulumtimit shkencor dhe të jep në pëllëmbë të dorës të gjitha informacionet e nevojshme mbi historinë e përbashkët të shqiptarëve kudo që ata jetojnë.

Related posts

Marrëveshja u arrit, mbrenda 2 javëve fillon procedura për pishinën në Fushë Topanë

Në takimin që kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu e realizoi me drejtorin e Agjencisë për Rini dhe Sport z. Naumçe…

Urimi i kryetarit të Çairit Visar Ganiu me rastin e 9 Majit - Ditës së Evropës

Urime dita Evropë, sot dhe për çdo ditë ne si Komunë e Çairit jemi pjesë e familjes tënde, ndërsa unë jam kryetar…

Koncepti i ri arsimor, Kryetari i Çairit mbledh në takim drejtorët e shkollave

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, gjatë ditës së sotme ka pritur në një takim drejtorët e shkollave fillore në territorin…