Komuna e Çairit përforcon mekanizmat mbrojtës nga virusi Covid 19 në shkollat fillore

Komuna e Çairit përforcon mekanizmat mbrojtës nga virusi Covid 19 në shkollat fillore! Po vendosen gjithsej 1950 paravane mbrojtëse për nxënësit që ndjekin mësimin me prezencë fizike!Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu bashkë me ministren e arsimit dhe shkencës znj. Mila Carovska nga ambientet e shkollës fillore “Hasan Prishtina” të udhëhequr nga drejtoresha Lulieta Qerimi, informuan opinionin rreth implementimit të projektit që po e realizon komuna për vendosjen e gjithsej 1950 paravaneve mbrojtëse që do të jenë në shërbim të nxënësve nga klasa e parë deri në klasën e tretë të të gjitha dhjetë shkollave fillore të Çairit, të cilët mësimin e zhvillojnë me prani fizike gjatë kësaj periudhe të procesit të modifikuar edukativo – arsimor.Përmes furnizimit të shkollave me këto pajisje do të rritet niveli i sigurisë shëndetësore tek fëmijët duke mundësuar mbrojtje më efikase nga rreziku i infektimit dhe projekti ka vlerë prej 560.000 denarë. Komuna e Çairit ka fokus primar mirëmbajtjen e rregulltë të shkollave fillore dhe në këtë mision partner konstruktiv ka Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, si dhe donatorët privat.

Related posts

Projekti “Be Clean, Be Green” bashkon Haraçinën dhe Rahovecin për zgjidhje rajonale në fushën e mjedisit jetësor

Sot, Komuna e Haraçinës në kuadër të projektit “Be Clean, Be Green”, organizoi me sukses konferencën ndërkufitare duke bashkuar autoritetet lokale, ekspertët…

Ambasadori i Shqipërisë Fatos Reka takoi kryetarin e Çairit Visar Ganiu

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në vend, Fatos Reka ka vizituar sot Komunën e Çairit, ku ka realizuar takim me kryetarin Visar…

Komuna e Çairit ndan 20 bursa për studime në lëndët deficitare në Universitetin “Nënë Tereza”

Në prag të fillimit të afatit të dytë të regjistrimit në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup, që do të jetë ditën e…