Ademi u takua me Ambasadorin Reka

Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Arbër Ademi, pati takim me Ambasadorin e Shqipërisë në vend, E.T  Fatos Reka Ademi theksoi posaçërisht rëndësinë e bashkëpunimit të mirë miqësor ndërmjet dy vendeve fqinje dhe miqësore, veçanërisht në dritën e proceseve aktuale në proceset tona të integrimit evropian. Përveç kësaj, Ademi theksoi rëndësinë e fillimit të negociatave të anëtarësimit në BE sa më shpejt të jetë e mundur, si përparësi e të dy vendeve që kanë statusin e kandidatit. Ambasadori Reka theksoi se është në interesin e të dy vendeve në suazat e presidencës portugeze të BE-së të bëhen lëvizje pozitive drejt BE-së. Në takimin e përbashkët u konstatua se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve janë miqësore dhe se ka bashkëpunim në të gjitha fushat me interes të qytetarëve. Gjithashtu shkëmbyen mendime për zhvillimet aktuale në të dy vendet dhe rajonin e gjerë në drejtim të politikës, por edhe për çështjet e sigurisë dhe vaksinimit të popullsisë kundër virusit Corona-Sars.

Related posts

Kuvendi

Koordinatore e Grupit Parlamentar Rina Ajdari Rina Ajdari është e lindur më 09.06.1984 në Tetovë. Shkollën fillore dhe të mesme, gjimnazin e…

Kuvendi

Zëvendës Koordinatore e Grupit Parlamentar Dijana Toska Dijana Toska u lind më 4 qershor 1965 në Shkup, ku kreu edhe shkollimin fillor…

Kuvendi

Përbërja e Grupit Parlamentar Në zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 8 maj 2024, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) garoi si forca udhëheqëse…