Pjesëmarrja e delegacionit te Kuvendit në AP të NATO-s në takimet e përbashkëta të komiteteve të AP të NATO-s dhe në takimin special me këshillin e Atlantikut të Veriut

Në organizim të AP të NATO-s dhe  NATO-s, më 1 dhe 2 Mars 2021 përmes platformës KUDO, u mbajtën takimet e përbashkëta tradicionale të shkurtit të disa komiteteve të AP të NATO-s dhe  Takim i Posaçëm me Këshillin e Atlantikut të Veriut, në të cilin nikoqir  gjithmonë është delegacioni i Belgjikës në AP të NATO-s. Këto takime mbahen në përputhje me rregullat e Chatham House, dhe për shkak të ndjeshmërisë së informacioneve të ndara, ato nuk mund të vendosen në publikun e gjerë. Në takimet morën pjesë deputetët Arbër Ademi, shef i Delegacionit të Kuvendit në AP të NATO-s, Ilija Nikolovski, anëtarë si dhe Sekretariati i Delegacionit.  Debati u zhvillua mbi sfidat dhe përparësitë strategjike post-pandemike për NATO-n, qëndrueshmërinë e shoqërive dhe demokracinë në Aleancë, sfidat me Lindjen dhe situatat e tjera aktuale. Parlamentarët gjithashtu iu referuan Projektit “NATO 2030” dhe rolit të parlamenteve, gjatë së cilës u përshëndet kontributi i parlamentarëve në këtë projekt, të cilët dhanë mendimet e tyre individuale dhe përmirësimet e tij. U  prezantua raporti i parë presidencial onllajn i AP-së së NATO-s, i përgatitur në kushte specifike të papara të punës të shkaktuara nga pandemia e Covid-19.Në ditën e dytë të takimeve të përbashkëta u mbajt Takimi Special me përfaqësuesit e përhershëm të vendeve anëtare të Këshillit të Atlantikut të Veriut (NAC).  Pjesë  e veçantë u la për pyetje nga krerët e delegacioneve parlamentare pranë Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, në të cilën  gjithashtu kishte ndërhyrjen dhe pyetjen e tij kreu i delegacionit parlamentar në AP të NATO-s, deputeti Arber Ademi. ***Takimet e shkurtit “Bruksel” të AP të NATO-s paraqesin forum ku parlamentarët e NATO-s kanë mundësi unike për t’u takuar me zyrtarë të qeverisë së NATO-s dhe ekspertë ushtarakë në mënyrë që të mësojnë rreth zhvillimeve aktuale në hartimin e politikave strategjike të Aleancës. Parlamentarët, nga ana e tyre, kanë të drejtën ekskluzive si përfaqësues të popullsisë që bien nën “kapelën” e NATO-s ti  shprehin pikëpamjet e tyre mbi këto politika dhe  të propozojnë ide për modelimin dhe përshtatjen e tyre adekuate ndaj përparësive individuale të shtetit.  

Related posts

Vizita e eurodeputetëve, znj. Tineke Strik, dhe z. Reinherd Butikofer, në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut

Në kuadër të vizitës së eurodeputetëve, znj. Tineke Strik, dhe z. Reinherd Butikofer, në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Komisioni…

Grupi i punës i Këshillit të BE-së përgjegjës për zgjerimin në një takim të përbashkët me anëtarët e NSEI dhe KÇE

Grupi i punës i Këshillit të BE-së përgjegjës për zgjerimin dhe vendet që janë në procesin e negociatave për anëtarësim në Union…

Takimi Ademi-Hofrajter

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, z. Arbër Ademi, sot kishte takim me kolegun e tij, dr. Anton Hofrajter, kryetar i Komisionit…