Komuna Çair vendos në dispozicion të personelit mjekësor në Çair 5000 skafanderë, donacion i siguruar nga kompania ATS Group

Kompania e mirënjohur ATS Group e udhëhequr nga z. Shefqet Demiri sërish dëshmoi gatishmërinë e saj për të kontribuar në rritjen e nivelit të mbrojtjes së qytetarëve në ballafaqimin me virusin Covid 19 duke i dhuruar Komunës së Çairit donacion prej 5000 skafanderë me vlerë prej 30 000 eurove.Me këtë rast, kreu i Çairit Visar Ganiu ftoi drejtorin e Shtëpisë së Shëndetit Shkup z. Besim Koka, drejtorin e Spitalit Gjinekologjik “Nëna Terezë” në Çair z. Bashkim Ismaili dhe drejtorin e Institutit të Mjekësisë së Punës z. Alajdin Memedi për t’ua dorëzuar donacionin me qëllimin e sinqertë përkrahjen e personelit mjekësor që po udhëheq një betejë heroike për të shpëtuar jetët e bashkëqytetarëve tanë.Ai shprehu faleminderimin dhe mirënjohjen në emër të qytetarëve të Komunës së Çairit ndaj udhëheqësisë së kompanisë ATS Group për bashkëpunimin dhe kontributin e vazhdueshëm që ata japin në shërbim të mirëqenies shëndetësore të qytetarëve.

Related posts

Pushteti Lokal

Komunat dhe Këshillat Komunalë Komuna e Likovës: Erkan Arifi, Kryetar i Komunështtps://www.komunaelikoves.gov.mk Komuna e Pllasnicës: Ali Jaoski, Kryetar i Komunështtps://www.plasnica.gov.mk/ Komuna e…

Projekti “Be Clean, Be Green” bashkon Haraçinën dhe Rahovecin për zgjidhje rajonale në fushën e mjedisit jetësor

Sot, Komuna e Haraçinës në kuadër të projektit “Be Clean, Be Green”, organizoi me sukses konferencën ndërkufitare duke bashkuar autoritetet lokale, ekspertët…

Ambasadori i Shqipërisë Fatos Reka takoi kryetarin e Çairit Visar Ganiu

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në vend, Fatos Reka ka vizituar sot Komunën e Çairit, ku ka realizuar takim me kryetarin Visar…