Ademi takoi zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Sllovakisë, z. Martin Klus

Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Arbër Ademi, u takua me zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Sllovakisë, z. Martin Klus, i shoqëruar nga ambasadori i Sllovakisë në vendin tonë, z. Henrik Markus.   Ademi shprehu faleminderit të madhe për mbështetjen e fortë dhe të qartë që Sllovakia i jep Maqedonisë  së Veriut, në vazhdimësi, në lidhje me proceset tona eurointegruese. me këtë rast veçanërisht  falënderoi iniciativën e fundit të Ministrit të Punëve të Jashtme të Sllovakisë, z. Korçuk, i cili së bashku me tetë ministra të Punëve të Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së, me shkrim iu drejtua Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për  politikën e jashtme dhe të sigurisë z. Borrell, duke bërë thirrje në Agjendën e Këshillit të prillit të ministrave të prillit të vendoset Ballkani Perëndimor .   Ai theksoi se Miratimi i Kornizës për negociata dhe mbajtja e Konferencës së Parë Ndërqeveritare në qershor, gjatë kryesimit të Portugalisë është prioriteti ynë kryesor, për ç’arsye jemi të gatshëm të kërkojmë  zgjidhje të pranueshme për tejkalimin e  çështjeve të hapura me Bullgarinë.   Vendi mbetet i përkushtuar ndaj agjendës së BE dhe në këtë kontekst, Parlamenti dhe Komisioni për Çështjet Evropiane janë plotësisht të përfshirë në realizimin e reformave Evropiane.   Të dy bashkëbiseduesit u dakorduan se bashkëpunimi parlamentar i të dy parlamenteve është i shkëlqyeshëm. Instituti Parlamentar i Kuvendit tonë,  u formua duke ndjekur shembullin e Institutit Parlamentar në Këshillin Nacional të Sllovakisë, gjatë së cilës kishim mbështetje të madhe profesionale në këtë drejtim   Zëvendësministri Klus  përsëriti mbështetjen e Sllovakisë për  aderim të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërinë në BE dhe hapjen e kapitujve të negociatave sa më shpejt të jetë e mundur. Në këtë kontekst, ai theksoi se Sllovakia i mbështet vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë një nga pikat prioritare në Agjendën e Konferencës së ardhshme për të Ardhmen e Evropës, e cila do të mbahet në maj të këtij viti. Me këtë rast theksoi  se procesi i fillimit të negociatave ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë ka  dimension të stabilitetit dhe sigurisë në rajon.  

Related posts

Kuvendi

Koordinatore e Grupit Parlamentar Rina Ajdari Rina Ajdari është e lindur më 09.06.1984 në Tetovë. Shkollën fillore dhe të mesme, gjimnazin e…

Kuvendi

Zëvendës Koordinatore e Grupit Parlamentar Dijana Toska Dijana Toska u lind më 4 qershor 1965 në Shkup, ku kreu edhe shkollimin fillor…

Kuvendi

Përbërja e Grupit Parlamentar Në zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 8 maj 2024, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) garoi si forca udhëheqëse…