Berat Ajdari i BDI-së: Spiunimi i kryetarit të Vrapçishtit, akt i shëmtuar

Sot në një konferencë për shtyp, deputeti i Bashkimit Demokratik përIntegrim, Berat Ajdari ka kërkuar përgjegjësi morale nga ana e kryetarittë komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani si dhe nga kryetari i Aleancëspër Shqiptarët Zijadin Sela dhe partneri i tij i koalicionit Afrim Gashinë lidhje me aktin e turpshëm që ka bërë kryetari i komunës në fjalëndaj qytetarëve të tij.Në vazhdim fjalimi i plotë i deputetit Berat Ajdari:Sot para juve kemi dalë të kërkojmë përgjegjësi morale nga kryetari ikomunës së Vrapçishtit, Isen Shabani i cili përmes një shkreseskandaloze që i ngjason atyre të periudhës së komunizmit ka spiunuarbanorët e komunës së Vrapçishtit duke i akuzuar për vepra të cilatlidhen kinse me veprime kundër ligjore.Me këtë rast, ne si grup parlamentar i partisë më të madhe shqiptare dhebartëse e përgjegjësisë nga ana e qytetarëve, Bashkimi Demokratik përIntegrim kërkojmë nga autoritetet koalicionit opozitar, përkatësishtAleanca për Shqiptarët pjesë e të cilës është kryetari i komunës sëVrapçishtit, Isen Shabani, të veprojë pa asnjë vonesë, por edhe tëdistancohen nga veprimi i anëtarit të tyre i cili nuk i ngjason njëkryetari që ka marrë besimin e qytetarëve.Unë, Berat Ajdari, si ish pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare,njëjte si të gjithë qytetarët e tjerë shqiptarë në Republikën eMaqedonisë së Veriut dhe jo vetëm, shpreh indinjatë të thellë ndajveprimit kontrovers të kryetarit të komunës së Vrapçishtit, të cilit ipengon edhe simboli i shenjtë i shqiptarëve, shqiponja dy krenare.Që ky akt të jetë akoma më i turpshëm, Isen Shabani autoritetevepolicore u është drejtuar vetëm në gjuhën maqedonase duke mos respektuarLigjin e dygjuhësisë duke anashkaluar të njëjtin zbatimin e të cilit ekërkojnë ditë e natë.Të nderuar,Kryetari i lartpërmendur duke keqpërdorur pozitën e tij përmes njëshkrese dërguara autoriteteve policore ka bërë denoncimin e disabanorëve të fshatit Negotinë të komunës së Vrapçishtit gjoja se ata nëmënyrë të paligjshme, brenda natës në objektin e komunës në fshatinNegotinë kanë vendosur shqiponjën dy krenare.Sot para jush ftoj kryetarët e koalicionit opozitar, Zijadin Sela dheAfrim Gashi, që të dalin publikisht të sqarohen mbi rastin në fjalë, tukërkojnë falje shqiptarëve e njëkohësisht edhe të dënojnë këtë akt tëkreut të komunës së Vrapçishtit.Ky akt i Isen Shabanit tregon fytyrën e vërtet të atij dhe të bashkëpartiakeve bashkë me patriotizmin e rrejshëm që mundohen ta shesin tekqytetarët shqiptar.Në fund nga gjithë kjo konstatojmë se kur një kryetar komune spiunon ataqë ia kanë dhënë besimin për të drejtuar komunën, imagjinoni çfarë mundtë bëjnë sikur të njëjtët të jenë në pushtet!

Related posts

Vizita e eurodeputetëve, znj. Tineke Strik, dhe z. Reinherd Butikofer, në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut

Në kuadër të vizitës së eurodeputetëve, znj. Tineke Strik, dhe z. Reinherd Butikofer, në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Komisioni…

Grupi i punës i Këshillit të BE-së përgjegjës për zgjerimin në një takim të përbashkët me anëtarët e NSEI dhe KÇE

Grupi i punës i Këshillit të BE-së përgjegjës për zgjerimin dhe vendet që janë në procesin e negociatave për anëtarësim në Union…

Takimi Ademi-Hofrajter

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, z. Arbër Ademi, sot kishte takim me kolegun e tij, dr. Anton Hofrajter, kryetar i Komisionit…