Në takimin që kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu e realizoi me drejtorin e Agjencisë për Rini dhe Sport z. Naumçe Mojsovski edhe zëvendës drejtorin z. Avni Rustemi u arrit marrëveshje që procedura për furnizim publik për ndërtimin e pishinës në lagjen Fushë Topanë të publikohet brenda 2 javëve.Njëkohësisht duhet potencuar se është paraparë që pishina të ketë edhe panele fotovoltaike për efikasitet energjetik me të cilat deri në 80% do të reduktohen shpenzimet e energjisë elektrike për mirëmbajtjen pishinës.Kreu i Çairit Ganiu faleminderoi drejtorin dhe zëvendës drejtorin për gatishmërinë e shprehur për konkretizimin e hapave drejt realizimit të projektit të pishinës