19 mësimdhënës morën vendime në shkollat e Çairit

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu bashkë me kryetarin e këshillit të komunës z. Zahir Bekteshi dhe udhëheqësin e Sektorit të Arsimit z. Nuhi Dardhishta ua ndau vendimet 19 mësimdhënësve të 7 shkollave të Komunës së Çairit – “Hasan Prishtina”, “Liria”, “Tefejuz”, “Jashar Bej Shkupi”, “Vasil Gllavinov”, “Imri Elezi” dhe “Ismail Qemali”.Ganiu theksoi se përforcimi i kapaciteteve kadrovike gjithmonë është mision i rëndësishëm që kontribuon në mbarëvajtjen e një procesi cilësorë dhe inovativ edukativo-arsimor. Ai tha se kur kemi mësimdhënës që ndjekin trendin bashkëkohor të reformimit të arsimit, fëmijët tanë do të jenë gjithmonë në hap me kohën.Komunа e Çairit dhe kryetari i saj gjithmonë kanë qenë dhe do të vazhdojnë të jenë përkrah nevojave të mësimdhënësve, mbi të gjitha duke u angazhuar për modernizimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës shkollore.

Related posts

Projekti “Be Clean, Be Green” bashkon Haraçinën dhe Rahovecin për zgjidhje rajonale në fushën e mjedisit jetësor

Sot, Komuna e Haraçinës në kuadër të projektit “Be Clean, Be Green”, organizoi me sukses konferencën ndërkufitare duke bashkuar autoritetet lokale, ekspertët…

Ambasadori i Shqipërisë Fatos Reka takoi kryetarin e Çairit Visar Ganiu

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në vend, Fatos Reka ka vizituar sot Komunën e Çairit, ku ka realizuar takim me kryetarin Visar…

Komuna e Çairit ndan 20 bursa për studime në lëndët deficitare në Universitetin “Nënë Tereza”

Në prag të fillimit të afatit të dytë të regjistrimit në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup, që do të jetë ditën e…