Komuna Çair dhe NP “Shkupi Vjetër” filluan procedurën për largimin e automjeteve të braktisura dhe të shkatërruara

Në koordinim me Ndërmarrjen publike komunale “Shkupi Vjetër”, Komuna e Çairit filloi me realizimin e procedurës së paralajmëruar për largimin e automjeteve motorike të braktisura dhe të shkatërruara, rimorkiove dhe të ngjashme nga hapësirat publike.Gjatë ditës së sotme, ekipi i angazhuar i punës dhe inspektorët komunal në pajtim me rregulloren e miratuar për këtë çështje filluan vendosjen e paralajmërimeve në veturat lëndë e veprimit, duke dhënë afat prej 8 ditëve për largimin e tyre nga ana e vetë pronarëve.Pas mbarimit të këtij afati të përcaktuar do të vijojnë mekanizmat tjerë të largimit të këtyre automjeteve nga hapësirat publike në përputhje me rregulloren nga ana e shërbimeve komunale.

Related posts

Pushteti Lokal

Komunat dhe Këshillat Komunalë Komuna e Likovës: Erkan Arifi, Kryetar i Komunështtps://www.komunaelikoves.gov.mk Komuna e Pllasnicës: Ali Jaoski, Kryetar i Komunështtps://www.plasnica.gov.mk/ Komuna e…

Projekti “Be Clean, Be Green” bashkon Haraçinën dhe Rahovecin për zgjidhje rajonale në fushën e mjedisit jetësor

Sot, Komuna e Haraçinës në kuadër të projektit “Be Clean, Be Green”, organizoi me sukses konferencën ndërkufitare duke bashkuar autoritetet lokale, ekspertët…

Ambasadori i Shqipërisë Fatos Reka takoi kryetarin e Çairit Visar Ganiu

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në vend, Fatos Reka ka vizituar sot Komunën e Çairit, ku ka realizuar takim me kryetarin Visar…