1.3 milionë euro Komuna e Çairit i siguroi për Lagjen Seravë, filloi rikonstruimi i rrjetit të ujësjellësit nëpër më shumë rrugë

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, bashkë me ministrin e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini sot shënuan fillimin e punimeve për rikonstruimin e plotë të rrjetit të ujësjellësit në katër rrugë të Lagjes Seravë : “Jahja Pasha” (“Sollunska”) dhe degëzimet e saj, në gjatësi prej 335 metrash; “Kovaçka”, në gjatësi prej 215 metrash; “Rifat Burxheviq”,  në gjatësi prej 275 metrash dhe rruga “Kumbara” me degëzime, në gjatësi prej 160 metrash.Për rikonstruimin e këtyre rrugëve Komuna e Çairit nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor ka siguruar mjete që kapin shumën prej mbi 300.000 eurosh.Kreu i Çairit, Ganiu gjithashtu jep lajmin se janë siguruar edhe mbi 1 milionë euro të tjera për Lagjen Seravë, përmes alokimit të mjeteve të TAV, me të cilat brenda 3-4 muajve do të rikonstruohet tërësisht rrjeti i ujësjellësit dhe i kanalizimit fekal edhe në shumë rrugë të tjera të kësaj lagje, ku jetojnë mbi 20 mijë banorë.

Ai përkujton se para disa javëve u siguruan edhe 650 mijë euro nga Projekti për përmirësimin e shërbimeve komunale – MSIP 2, për rikonstruimin e rrjetit të ujësjellësit, kanalizimit fekal dhe atmosferik në 6 rrugë të Lagjes së Dizhonit.

Related posts

Ambasadori i Shqipërisë Fatos Reka takoi kryetarin e Çairit Visar Ganiu

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në vend, Fatos Reka ka vizituar sot Komunën e Çairit, ku ka realizuar takim me kryetarin Visar…

Komuna e Çairit ndan 20 bursa për studime në lëndët deficitare në Universitetin “Nënë Tereza”

Në prag të fillimit të afatit të dytë të regjistrimit në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup, që do të jetë ditën e…

Visar Ganiu: Eurodeputeti nga Bullgaria Ilhan Kyçyk na nderoi me vizitën në Komunën e Çairit

Eurodeputeti nga Bullgaria Ilhan Kyçyk ka qëndruar në Komunën e Çairit, ku edhe realizoi takim me kryetarin Visar Ganiu. “Eurodeputeti nga Bullgaria…