Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu: Të rinjtë janë inspirimi im

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, mori pjesë në panelin debatues të organizuar enkas për të rinjtë nga shoqata “LEAD”. Në këtë eveniment të titulluar “Nga e premtuara në të realizuarën”, Ganiu bashkë me kryetarin e qytetit të Shkupit, Petre Shilegov dhe kryetarët e komunave të Karposhit, Stefan Bogoev dhe të Gjorçe Petrovit, Aleksandar Naumovski prezantuan angazhimet e tyre kryesore për të rinjtë, të përfshira edhe me programet për zgjedhjet lokale të mbajtura në vitin 2017 dhe shkallën e plotësimit të tyre.“Në këtë debat, ku mes të rinjve të komunave të tjera ishin edhe të rinjë nga Çairi, të pranishmit i përkujtova se ndjehem shumë i veçantë kur jam në mesin e faktorit të vërtetë dhe më të çmueshëm të shoqërisë sonë – rinisë. Gjithashtu vura në dukje se rinia është inspirimi dhe kujtimi im se duhet të angazhohem sa më shumë për zhvillimin e perspektivës rinore dhe të ardhmes së tyre”, ka thënë Ganiu.Ai ka prezantuar edhe faktet se në Komunën e Çairit tanimë funksionon Qendra rinore që është hapur në bashkëpunim me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës; se Komuna ka përcaktuar edhe administratorin për çështje rinore konform dispozitave ligjore. “Jemi në hap me dispozitat e ligjit për konstituimin e Këshillit Rinor Lokal, të cilin konform ligjit të ri e bëmë pjesë të Statutit të Komunës dhe tani po punojmë në drejtim të organizimit të mbledhjes konstituive; kemi hapur leximoren për të rinjtë, ndihmojmë për çdo vit organizatat rinore dhe klubet sportive me mjete financiare nga Buxheti ynë për realizimin e projekteve të tyre”, është shprehur kreu i Çairit, Visar Ganiu.

Related posts

Projekti “Be Clean, Be Green” bashkon Haraçinën dhe Rahovecin për zgjidhje rajonale në fushën e mjedisit jetësor

Sot, Komuna e Haraçinës në kuadër të projektit “Be Clean, Be Green”, organizoi me sukses konferencën ndërkufitare duke bashkuar autoritetet lokale, ekspertët…

Ambasadori i Shqipërisë Fatos Reka takoi kryetarin e Çairit Visar Ganiu

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në vend, Fatos Reka ka vizituar sot Komunën e Çairit, ku ka realizuar takim me kryetarin Visar…

Komuna e Çairit ndan 20 bursa për studime në lëndët deficitare në Universitetin “Nënë Tereza”

Në prag të fillimit të afatit të dytë të regjistrimit në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup, që do të jetë ditën e…