Objekti shtesë i Shkollës Fillore Komunale “Ismail Qemali” po shkon drejt kompletimit. Pjesa më e madhe e punimeve ndërtimore është në përfundim e sipër, kështu që për momentin ekipet e punës po bëjnë instalimin e ngrohjes qendrore, montimin e dritareve dhe lyerjen e brendshme të objektit.Objekti shtesë do të plotësojë nevojat e shkollës në të cilën procesin edukativo-arsimor e ndjekin afër 1.550 nxënës të Komunës së Çairit.Sipërfaqja shtesë e objektit është 580 m2, respektivisht janë dy kate me nga 290 m2, ndërsa janë krijuar 8 paralele të reja, sikurse edhe 2 tualete sipas të gjitha standardeve bashkëkohore të adaptuara gjithashtu edhe për fëmijët me nevoja të veçanta.Nga shtatori urojmë t’i presim nxënësit e parë në këtë objekt të standardeve më moderne.