Ganiu dhe Mexhiti në kryeqendrën e Bosnjës dhe Hercegovinës

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, bashkë me deputetin e BDI-së Izet Mexhitin dhe anëtarin e Kryesisë qendrore të BDI-së, sikurse edhe ish kryetarin i Ligës së Boshnjakëve dhe dy mandate deputet, Rafet Muminoviqin, po qëndrojnë sot në kryeqendrën e Bosnjës dhe Hercegovinës, ku edhe në Ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Sarajevë, u pritën nga ambasadori Ekrem Ebibi. “Gjatë këtij takimi diskutuam për shumë çështje që kanë të bëjnë me raportet midis dy vendeve por edhe mbi mundësinë e bashkëpunimit të Komunës së Çairit me shumë komuna dhe rajone të Bosnjës dhe Hercegovinës”, është shprehur me këtë rast Ganiu. Ai ka shtuar se bashkë me ambasadorin konstatuan se thellimi i marrëdhënieve mes dy vendeve është në dobi të të dyja palëve dhe se duhet bërë përpjekje të shumta që t’i sjellim popujt e të dy vendeve sa më afër njëri tjetrit, duke marrë parasysh faktin që në Komunën e Çairit jeton një numër mjaft i madh i popullatës boshnjake.

Related posts

Projekti “Be Clean, Be Green” bashkon Haraçinën dhe Rahovecin për zgjidhje rajonale në fushën e mjedisit jetësor

Sot, Komuna e Haraçinës në kuadër të projektit “Be Clean, Be Green”, organizoi me sukses konferencën ndërkufitare duke bashkuar autoritetet lokale, ekspertët…

Ambasadori i Shqipërisë Fatos Reka takoi kryetarin e Çairit Visar Ganiu

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në vend, Fatos Reka ka vizituar sot Komunën e Çairit, ku ka realizuar takim me kryetarin Visar…

Komuna e Çairit ndan 20 bursa për studime në lëndët deficitare në Universitetin “Nënë Tereza”

Në prag të fillimit të afatit të dytë të regjistrimit në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup, që do të jetë ditën e…