Nuredini: Aktivitetet po vazhdojnë – Mali Sharr do të marrë trajtimin që meriton

Me ngjarjen “ BARDHËSIA E SHARRIT, BUKURIA E SHARRIT”që u organizua sot në qendrën e skijimit Kodra e Diellit, për herë të parë u hap sezona e skijimit në kuadër të Parkut të ri Kombëtar, i katërti në vend – Mali Sharr.  -Sot praktikisht promovojmë dhe prezantojmë se si është e mundur të sigurohet zhvillim i qëndrueshëm ekonomik duke ruajtur vlerat natyrore – theksoi ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, duke u shprehur se me Zgjidhjet e Mbështetura tek Natyra, shërbimet e ekosistemit, blegtorinë tradicionale dhe bujqësinë organike, por edhe me zhvillimin e ekoturizmit do të mbrojmë natyrën autentike, pasurinë kombëtare të biodiversitetit, mjedisin e pastër dhe të shëndetshëm, por edhe do të sigurojmë zhvillimin socio-ekonomik të zonës.   Në këtë ngjarje u promovua edhe Propozim-Plani i Menaxhimit të Parkut Kombëtar Mali Sharr, i cili u përgatit IUCN, me ndihmën e UNEP-it, dhe për të cilin do të zhvillohen konstultime publike dhe do të mbajnë debate publike. Mesazhi i dërguar nga Kodra e Diellit është se aktivitetet po vazhdojnë dhe  në vazhdimësi po realizohen që kjo vlerë natyrore të marrë trajtimin që meriton.    Në këtë ngjarje fjalim kishin edhe Drejtori i Elem Tours, Adem Avziu, Drejtori i PK Mali Sharr, Ibrahim Dehari dhe përfaqësuesi i ekipit të ekspertëve që përgaditi Draft-Planin e Menaxhimit të PK Mali Sharr.  

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…